/ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron është shprehur mjaft i vendosur për të marrë mbështetjen e deputetëve britanikë për një zgjerim në Siri të sulmeve britanike kundër organizatës së Shtetit Islamik (ISIS), disa ditë pas sulmeve terroriste në Paris.
"Besoj me vendoshmëri se ne duhet të veprojmë kundër ISIS-it në Siri", këmbënguli lideri britanik para deputetëve në Westminster, ndërsa sulmet britanike kundër ISIS-it janë të kufizuara momentalisht në Irak.
"Vendi ynë po përballet me një kërcënim të drejtpërdrejtë që sa vjen e po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe për këtë arsye duhet të veprojmë jo vetëm në Irak por gjithashtu edhe në Siri", u shpreh ai.