Cameron: Shtatë atentate të shmangura në gjashtë muajt e fundit

/ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron theksoi sot se sulmet e kryera të premten në Paris mund të kishin ndodhur edhe në Britaninë e Madhe.
"Shtatë atentate janë shmangur gjashtë muajt e fundit në vend", shtoi ai.
"Shërbimet tona të sigurisë dhe shërbimi sekret kanë penguar rreth shtatë sulme në gjashtë muajt e fundit", deklaroi kryeministri për BBC Radio 4?, theksoi Cameron.
Duke përmendur sulmet në Paris ai nënvizoi se kjo mund të kishte ndodhur edhe në Britani.
"Ne jemi në dijeni për ekzistencën e celulave në Siri që radikalizojnë njerëzit nga vendet tona dhe që janë të aftë të dërgojnë njerëz për të kryer sulme", theksoi David Cameron, i cili foli në Antalia, në Turqi, ku mori pjesë në një samit të G20-s.
"Ne mund të riforcojmë shërbimet tona të sigurisë dhe do ta bëjmë këtë, ne do të marrim masa që aviacioni të jetë më i sigurt dhe do të japim fonde në këtë fushë", theksoi ai.
"Shtypi britanik njoftoi sot se Britani e Madhe do të riforcojë shërbimet sekrete dhe të sigurisë me 1 900 persona duke rritur kështu efektivët e shërbimeve të sigurisë së brendshme (MI5), të jashtme (MI6) dhe të mbikëqyrjes (GCHQ) me rreth 15 për qind", sipas të përditshmeve "Guardian" dhe "Financial Times".
Atentatet në Paris kanë shkaktuar 129 të vdekur dhe më shumë se 350 të plagosur.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur