Kryeministri Britanik David Cameron, mesa duket nuk ka qenë nxënës i mirë në histori. Gjatë një interviste në programin amerikan mjaft popullor të Letterman Show, ai nuk arriti t’i jepte përgjigje pyetjes se kush e ka shkruan "Rroftë Britania"(thirrje e njohur patriotike), as se çfarë kuptimi ka Magna Charta, dokumenti kushtetues i monarkisë britanike.

Përballë një situate të tillë, sigurisht që kryeministri Britanik nuk mundi ta fshihte turpin, e ndërsa u mundua që ta kalonte situatën në mënyrë ironike, u shpreh se kjo skenë mund t’i jepte fund karrierës së tij politike.

Pas disa duartrokitjeve nga ana e publikut, Cameron arriti të dilte nga kjo situatë kur nisi të tregonte mbi suksesin e Lojërave Olimpike 2012 të mbajtura më parë gjatë këtij viti në Londër.

(ed.ka/shqiptarja.com)