Cameron vizitë sot në Lindjen e Mesme, takime me liderët palestinezë dhe izraelitë

Cameron vizitë sot në Lindjen e Mesme, takime me liderët palestinezë dhe izraelitë

David Cameron

1700726289_da.jpg

David Cameron

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, do të vizitojë Lindjen e Mesme sot (23 Nëntor) dhe do të takohet me liderët izraelitë dhe palestinezë, tha në një deklaratë Zyra e Jashtme e Britanisë.

Ish-kryeministri u emërua javën e kaluar nga Rishi Sunak në postin e sekretarit të Jashtëm. Cameron u takua me homologë nga vendet arabe dhe islamike në Londër të mërkurën për të diskutuar konfliktin Izrael-Hamas.

Në një konferencë, grupi, nga Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Indonezia, Turqia, Nigeria dhe Palestina tha se fuqitë perëndimore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duhet të gjejnë një zgjedhje ose të kërkojnë që Izraeli të heqë pengesat për kalimin e ndihmave humanitare në Gaza ose do të quhen bashkëfajtorë në krimet e luftës izraelite.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Katar: Armëpushimi në Gaza do të zgjasë 4 ditë! Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Armëpushimi do të jetë i shkurtër, pastaj lufta do të vijojë për paktën dy muaj


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot