Cameron vizitë zyrtare në Ukrainë, takohet me Zelenskyn

Cameron vizitë zyrtare në Ukrainë, takohet me Zelenskyn

Volodymyr Zelensky dhe David Cameron

Tre ditë pas emërimit në detyrë, sekretari i ri i Jashtëm David Cameron ka bërë vizitën e tij të parë në Ukrainë, duke takuar presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev.

Cameron përsëriti angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur Ukrainën gjatë luftës.

Ai premtoi të vazhdojë “mbështetjen morale, diplomatike, ekonomike, por mbi të gjitha ushtarake” të Mbretërisë së Bashkuar. Zelenksy falënderoi Cameron për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti ukrainas e uroi Cameron për detyrën dhe e falënderoi atë për vizitën e tij të parë që nga marrja e detyrës në Kiev, raporton BBC.

“Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht tani, kur bota po i kushton vëmendje jo vetëm situatës në fushën e betejës në Ukrainë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës nga Mbretëria e Bashkuar. Ne jemi mirënjohës për pritjen e ngrohtë të qytetarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ne jemi të lumtur që keni ardhur në Ukrainë", tha Zelensky.

Zelensky postoi një video të shkurtër të takimit në mediat sociale, gjatë së cilës Cameron mund të dëgjohet duke thënë “Doja që kjo të ishte vizita ime e parë”.

“Ajo që dua të them është se ne do të vazhdojmë t’ju japim mbështetjen morale, mbështetjen diplomatike dhe mbështetjen ekonomike dhe mbi të gjitha mbështetjen ushtarake që ju nevojitet jo vetëm këtë vit dhe vitin e ardhshëm, për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha Cameron.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar