David Cameron
Udhëtimi i ministrit të Jashtëm britanik David Cameron në Lindjen e Mesme do të fillojë sot në Izrael dhe do të vazhdojë në territoret palestineze, Katar dhe Turqi. Këtë e bën të ditur Londra.
Cameron do të mbajë "bisedime të nivelit të lartë" me liderët rajonalë për t'i dhënë fund asaj që ai e përshkroi si një situatë "të dëshpëruar" në Gaza, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme Britanike.
Ai do të fokusojë diskutimet në dërgimin e më shumë ndihmave në Gaza, lirimin e më shumë pengjeve dhe arritjen e një "armëpushimi të qëndrueshëm dhe të përhershëm".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izrael: 100 militantë të Hamasit janë vrarë në Khan Yunis! Sulmi i SHBA kundër pro-iranianëve në Irak, zemërim nga Bagdadi








