Çamët bëjnë bashkë politikën ditën
e statusit, Idrizi: Kështu gjithmonë!

Çamët bëjnë bashkë politikën ditën<br />e statusit, Idrizi: Kështu gjithmonë!
TIRANE - Java çame ka bërë bashkë sot të gjithë krerët e politikës shqiptare në një ditë kur Shqipëria feston marrjen e statusit kandidat për në BE. Duke folur në fjalën e tij kreu i PDIU Shpëtim Idrizi tha se e vlerëson së tepërmi që kauza çame ka bërë bashkë të gjithë politikën shqiptare ndërsa shprehu urimin që kjo frymë të vazhdojë edhe më tej.
 
"Ne shqiptarët e çamerisë kur përshëndeteshim, kishim shprehjen qoftë një orë e mirë. Dhe këtë uroj edhe unë për Shqipërinë sot për marrjen e statusit kandidat. Jemi mbledhur këtu për të kujtuar komunitetin çam, për t’ju afruar aromën e një toke që për ne do të quhet, toka e begatë e Çamërisë.  Unë jam i lumtur që kauza çame ka bërë bashkë të gjithë politikën shqiptare dhe unë uroj kështu t’ju shoh gjithnjë." u shpreh Idrizi

Duke folur në lidhje me çështjen çame, Idrizi tha se historia e shpërnguljes së tyre, nuk është treguar e vërteta sipas tij, duke shtuar se ajo që kërkojnë çamët është një e drejtë themelore e njeriut.

"Sot pas 70 vitesh, shqiptarët nuk janë më të dobët, janë anëtare të NATO. Në veprën e vetë genicidale kriminelët u ndihmuan nga historianët e vendeve fqinj. Historianët grekë përmes blerjes së të vërtetës historike, kanë treguar historinë se çamët ikën nga toka e vetë se kishin frikë se ndihmuan gjermanët, unë po bëj një pyetje, mirë çamët po hebrenjtë pse i kanë shpërngulur? E dini ëndërrën e të shpërngulurve, të rikthehen në tokat e tyre sa më parë. Kauza çame nuk ka të bëjë aspak me mosintegrimin por me parimin e të drejtave të njeriut. Nuk ka politikë më të mirë se sa ajo që kërkon të vlerësojë parimet njerëzore." theksoi Idrizi
 
Të pranishëm në ekspozitën në kuadër të javës çame ishin Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kreu i PD Lulzim Basha si dhe ministra e zyrtarë të tjerë të lartë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç