Camp Nou, koreografi në nder të
legjendës së futbollit “Faleminderit Johan”

Camp Nou, koreografi në nder të<br />legjendës së futbollit “Faleminderit Johan”
Legjenda e futbollit Johan Cruyff  do të nderohet me një koreografi të veçantë ku do të shkruhet  “Gràcies Johan” ( Faleminderit Johan ).

Ajo do të shfaqet në Camp Nou si një mozaiku i përbërë nga 90.000 karta,  në ndeshjen Barcelona - Real Madrid që pritet të luhet të shtunën në mbrëmje.
Fjalët “Faleminderit Johan”  do të jenë shkruar edhe tek fanellat e klubit të Barcelonës, duke zëvendësuar për një kohë të shkurtër mbishkrimin “World Champions”.
 
 Nga ana tjetër në nder të figurës legjendare të futbollit, lojtarët e të 2 skuadrave do të jenë të shoqëruar nga fëmijët të cilët do të mbajnë të njëjtat fjalë në pjesën e përparme dhe me emrat e Fondacionit Cruyff dhe FC Barcelona në pjesën e pasme të bluzave.

Para se të luhet “El Clásico” në stadium do të mbahet një minutë heshtje dhe do të shfaqet edhe një video në kujtim të legjendës Cruyff.
 
Cruyff vdiq në moshën 68-vjeçare më 24 Mars 2016. Kampioni i botës së futbollit vitet e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai kishte deklaruar se do e fitonte edhe këtë betejë por në fund ishte sëmundja ajo që triumfoi.

 Redaksia online
(B.K/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)