Cana bëhet baba ditën e
“sfidës” Shqipëri-Serbi

Cana bëhet baba ditën e<br />“sfidës” Shqipëri-Serbi
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, pritet të bëhet baba i një djali pikërisht ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Gjatë një interviste Cana me shaka tha se shpreson që foshnja të mos vijë në jetë në ditën e ndeshjes kundër Serbisë.

“Mund t’iu them se djali im është rrugës. Shpresoj se nuk do të vije në jetë gjatë ndeshjes kundër Serbisë” deklaroi duke qeshur kapiteni.

Sipas mbrojtësit shqiptar të Lazios, bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, do të lindë rreth muajit tetor, përkatësisht rreth ditës kur kombëtarja jonë do të luaj ndeshjen e kthimit me Serbinë në muajin tetor.

Kujtojmë se 31-vjeçari u martua me modelen italiane vitin e kaluar në një dasmë madhështore në Prishtinë, ku ishin të pranishëm mbi 650 persona të ftuar.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit