Cana për 'Le Parisien': Mbrojtëm 
jetët tona, Serbia të ndëshkohet

Cana për 'Le Parisien': Mbrojtëm <br />jetët tona, Serbia të ndëshkohet
Kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, një nga protagonistët e dhunës së tifozëve serbë ndaj ekipit tonë, i intervistuar nga francezja “Le Parisien” kapiteni rrëfen incidentet dhe dhunë e ushtruar në Beograd.
 
Cana thekson se veprimet e futbollistëve u bënë vetëm e vetëm për të mbrojtur jetët e tyre. Pyetjes së gazetarit se çfarë ndodhi Cana shprehet se deri në momentin e dronit të flamurit, pavarësisht fyerjeve të vazhdueshme të serbëve, situata ishte nën kontroll. Kapiteni Cana nënvizon se lojtarët serbë u sulën për të kapur flamurin me qëllim grisjen e tij, ndërsa futbollistët shqiptarë nuk e lejuan diçka të tillë. Më pas Cana shprehet se tifozët dhe focat e sigurisë dhunuan futbollistët e kombëtares.
 
“Përveç fyerjeve gjatë nxehmjes duket se situate ishte nën kontroll. Deri në minutën e 41-të nuk kishte shumë problem. Më pas në minutën e 41-të ndeshja u ndërpre për shkak të fishekzjarreve në fushë dhe erdhi droni më flamurin shqiptar. Lojtari serb e kapi flamurin dhe dy nga futbollistët tanë shkuan ta merrnin në mënyrë që ai të mos e griste. Më pas erdhën tifozët e na goditën ashtu siç na goditën edhe forcat e sigurisë së stadiumit.” shprehet Cana

Më pas i pyetur se çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, Cana shprehet se serbët kërkonin që ndeshja të rifillonte, qëoftë edhe me boshatisjen e stadiumit, por se sipas kombëtares sonë kjo ishte e pamundur si shkak i dëmtimit të disa futbollistëve.
 
Cana tregon se në dalje të stadiumit, policia ushtroi një kontroll të imtësishëm ndaj ekipit dhe stafit shqiptar, me pretendimin se ata ishin të përfshirë në dronin e flamurit. Sipas Canës, kjo ishte një mungesë respekti dhe trajtim prej krimineli.

“Jemi takuar me kapitenin serb Ivanovic ,delegatin e UEFA-s dhe arbitrin.Serbët donin që ndeshja të rifillonte dhe na siguruar se do të boshatisnin stadiumin,por disa nga lojtarët tanë ishin të dëmtuar. Ne nuk ishim në gjendje të luanim sërish dhe e refuzuam ofertën. Në dalje të stadiumit u kontrolluam imtësisht pasi policia serbe mendonte se skuadra ishte e përfshirë në historinë e dronit. Kjo ishte një mungesë respekti dhe na trajtuan si kriminele.” tregon kapiteni kuqezi

Më tej Lorik Cana  sqaron se që në hedhje të shortit, kishte propozuar që ndeshja të zhvillohej pa tifozë për shkak të tensionit të lartë mes dy vendeve. Sa i përket akuzave serbe se shqiptarët ishin provokatorë, kapiteni kuqezi mohon diçka të tillë duke nënvizuar se qëllimi i futbollistëve shqiptarë ishte vetëm mbrojtja e jetëve të tyre.
 
Cana thekson se futbollistët e kombëtares sonë kurrë nuk kanë krijuar trazira, ndërsa bën apel që për dhunën e ushtruar duhet të ketë dënime nga ana e UEFA-s.  

“Që kur u hodh shorti mendova se do të ishte më mirë që ndeshjet të mos luheshin pasi klima politike mes dy shteteve është e tensionuar. Unë nuk e kuptoj pse na quajnë provokatorë ne thjesht munduam të shpëtonim jetët tona. Kurrë nuk krijuam problem ne si skuadër apo ata pak tifozë shqiptarë që ishin ndryshe nga çbënë serbët dhe për ata duhet të ketë ndëshkim.” përfundon Cana.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme