Cana pranë kombëtares në Palermo 
emocione të mëdha mes arbëreshëve

Cana pranë kombëtares në Palermo <br />emocione të mëdha mes arbëreshëve
Ashtu si në periudhën kur ishte lojtar aktiv, Lorik Cana mbetet i preferuari i tifozëve. Përqafime, fotografi dhe një fanellë e skuadrës lokale të Horës së arbëreshëve në Palermo. Takimi me komunitetin arbëresh në Sicili ishte një ëndërr e kthyer në realitet.

“Kam menduar disa herë të vija, duke qenë se jam edhe vetë i apasionuar me historinë. Prej vitesh dëshiroja të udhëtoja në jug të Italisë ku jetojnë shumë arbëreshë. Ishte një mundësi që nuk mund ta humbisja”- ka thënë Cana.

Ish-kapiteni i Kombëtares nuk i fshehu emocionet dhe vlerësimin për komunitetin që ka ruajtur traditat dhe gjuhën e paraardhësve prej afro 6 shekujsh. “Është diçka e jashtëzakonshme, që pas gati gjashtë shekujsh ka ende njerëz që e kanë ruajtur, traditën, kulturën dhe gjuhën në një vend që nuk është i yni.

Është e jashtëzakonshme. Është e rëndësishme që edhe t’i tregojmë Italisë se nuk kemi ardhur vetëm në vitet ’90, por jemi këtu prej lashtësisë. Jam vërtetë i lumtur që ndodhem këtu”- ka shtuar ish-kapiteni kuqezi.

Lorik Cana e cilësoi vizitën në Horën e arbëreshëve dhe takimin me këtë komunitet si një mundësi që nuk do ta humbiste për asgjë në botë. “Sigurisht që rezultati është i rëndësishëm, por emocionet që po ndajmë me bashkëkombësit tanë nuk ka çmim”- ka theksuar Cana.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë