Mesfushori kosovar Lorik Cana pritet që në fund të këtij edicioni të largohet nga skuadra e Lazios, për t'u rikthyer në Francë, tek Olympique Marseille, shkruan sajti i njohur pranw klubit marsejez, "Le Phoceen". Cana 28-vjeç, ka bërë të ditur se ka dëshirë të jetë sërish lojtar i Marseilles, ku edhe ishte kapiten.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë për katër vjet (2005-2009) ishte pjesë e skuadrës së Marseilles dhe për 122 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat shënoi tetë gola. Ai në verën e vitit 2009 la Marseillen për skuadrën angleze Sunderland që për transferimin e tij pagoi një shumw prej gjashtë milionë eurosh.
Pas një viti të kaluar në Premier League, Cana kaloi në Turqi te Galatasaray, ndërsa në verën e vitit të shkuar u transferua te skuadra italiane Lazio. Por, te Lazio ka pasur probleme me lëndime. Ai u kthye në fushë vetëm në ndeshjen e fundit kundër Napolit, pas tre muajsh pauzë shkaku i lëndimit të shpinës.
Cana ka kontratë me Lazion deri në vitin 2016, por te kjo skuadër ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje në të gjitha garat. Në Serie A ka nëntë ndeshje dhe një gol të shënuar. Ai nuk është zgjidhja e parë e trajnerit Eddy Reja.
"Me dëshirë do të kthehesha te Marseille. Fanella e këtij klubi më ka dhënë kënaqësinë më të madhe gjatë karrierës time si lojtar profesionist", është shprehur Cana. "Duhet të kthehem për t'i ndihmuar ekipit. Nuk e di se a do të realizohet së shpejti apo më vonë. Dëshira ekziston dhe kjo është shumë me rëndësi". Cana ka insistuar se Marseille ka nevojë për ndihmë në mënyrë që të kthehet në majat e futbollit francez dhe atij evropian.
(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com