Cana: S’kemi identitet
jashtë, të thyejmë tabunë
Përpara nisjes për në Oslo kapiteni Cana dhe qendërmbrojtësi Mërgim Mavaj kanë analizuar gjendjen e ekipit dhe kundërshtarin. Fillimisht kapiteni Cana thekson se do iu mungojë mbështetja e tifozëve në shkallët e stadiumit. “Do të na mungojë mbështetja e publikut, e cila ka një domethënie të rëndësishme”.
Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet intensive në qytetin e Durrësit pak orë përpara nisjes për në Norvegji sot pasdite. Atmosfera në kampin kuqezi është mjaft pozitive, ajo që vihet re tek të gjithë futbollistët dhe padyshim stafi teknik është një dozë e lartë besimi që mund të suprizojnë nordikët në shtëpi për t’iu marrë të paktën një pikë. Pas situatës së ankthit për dëmtimin e kapitenit, stafi mjekësorë, por edhe vetë Lorik Cana kanë qetëuar duke garantuar se do të jetë në fushë duke mos e rrezikuar formacionin nga një lëndim i lehtë në kavilje në ditën e dytë të stërvitjes në Durrës.
Përpara nisjes për në Oslo përpara mediave kanë dalë në konferencë për mediat kapiteni Cana dhe qendërmbrojtësi Mërgim Mavaj duke analizuar gjendjen e ekipit dhe kundërshtarin. Fillimisht kapiteni Cana thekson se do iu mungojë mbështetja e tifozëve në shkallët e stadiumit. “Do të na mungojë mbështetja e publikut, e cila ka një domethënie të rëndësishme”. Më pas Cana është ndalur te mungesa e një identiteti të qartë të ekipit përfaqësues në transfertë dhe cështjet Basha e Rama.” Kombëtarja nuk ka një identitet loje në transfertë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm me nordikët që nuk janë kot në vendin e dytë në renditje. Përsa i përket afrimeve, mendoj se është bërë një punë e mirë nga federata që kombëtares ti bashkohet një lojtarë i rëndësishëm si Migjen Basha, i cili luan në Seria A. Uroj që shumë shpejt të zgjidhet edhe çështja e Ramës’ deklaron Cana.
Më pas ka folur edhe Mërgim Mavraj, mbrojtësi i ekipit gjerman të Fruthit thekson se kundërshtari është i fortë në luftën në ajër, pasi nordikët janë shumë shtatlartë. “Në mbrojtje kemi pasur problme në ndeshjet e fundit, pasi kemi pësuar gola amatorë duke humbur shumë pikë. Këtë duhet ta shmangim duke u treguar vigjilentë përballë Norvegjisë, e cila rrezikon shumë me goditjet standarde. Kemi shumë vështirësi në organizimin e ndeshjeve kur luajmë në transfertë” përfundon Mavraj. De Biasi ka provuar edhe disa nga skemat e mundshme që mund të zbresë në fushë nesër mbrëma, por akoma nuk ka dicka të qartë. Megjithatë 3-5-2 duket më i mundshëm me sulmues Salihin dhe Armando Sadikun.
Dylber Balla
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7468
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ISHP: 34 raste me fruth në Tiranë dhe Durrës, shumica prej tyre fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç
12 Mars, 16:00
-
Shokon OBSH: Më shumë se gjysma e botës do të preket nga sëmundja e fruthit
26 Shkurt, 14:54
-
Berat/ Mjekja thirrje të vaksinohen fëmijët nga fruthi! Prindërit mbeten skeptikë, frikë nga autizmi
9 Shkurt, 15:57
-
Shkodër, shfaqet rasti i parë me sëmundjen e fruthit: Një fëmijë 4 vjeç ishte vaksinuar me një dozë
8 Shkurt, 19:12
-
Fruthi, burime nga ISHP: 13 mijë fëmijë deri në moshën 5 vjeç të pavaksinuar në Tiranë
7 Shkurt, 11:19
-
Frika nga fruthi, prindërit ‘skeptikë’ vaksinojnë fëmijët! Mjekja në Kukës: Këtë javë u rrit interesi për vaksinën
2 Shkurt, 13:00
-
Frikë nga fruthi, prindërit po nxitojnë të vaksinojnë fëmijët! Shifrat u rriten me 50%
31 Janar, 17:30
-
Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Mjeku Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë! Është virusi më ngjitës që njohim, të lodh më tepër se gripi
30 Janar, 19:02
-
Fruthi, 17 raste në vend! ISHP: Në rast nevoje, vaksinim edhe për fëmijët nën 1 vjeç
29 Janar, 15:22
-
Durrës/ 6 fëmijë të një shkolle preken nga fruthi! Burime nga ISHP: Nuk janë të vaksinuar
26 Janar, 12:59
-
Rriten rastet me fruth në Shqipëri, ISHP konfirmon 17 të infektuar
25 Janar, 16:33
-
Fruthi, Brataj: E nevojshme vaksina, përhapet shumë shpejt! Virozat dhe gripi? Drejtohuni te mjeku i familjes
25 Janar, 14:05