Atë e shikojmë zakonisht të veshur me bikini duke pozuar për Victoria’s Secret, por këtë herë jo.

Bëhet fjalë për Candice Swanepoel, modelen bukuroshe, e cila u fotografua ditën e djeshme në aeroportin e Los Angelesit.

candice

24 vjeçarja ka nxjerrë në pah këmbët e saj të tonifikuara, veshur me një fund të zi, ndërsa sipër mbante të veshur një bluzë bezhë.

Edhe pse kishte vënë një palë syze të mëdha në ngjyrë të zezë, për të mos rënë në sy , Candice nuk i ka shpëtuar fansave të saj të cilët e kanë pikasur atë.

candice

Me pas ajo ka dhënë autografe për adhuruesit e saj. Javës së shkuar bjondja seksi ka realizuar një set fotografik së bashku me modelet e tjera të njohura, Alessandra Ambrosion dhe Adriana Limën në plazhin Venice të Los Angelesit.

candice

Modelja afrikano-jugore ka filluar të pozojë për Victoria’s Secret që në vitin 2007 dhe tanimë është një nga figurat më të pëlqyera në fushën e modës.

(b.t/shqiptarja.com)