TIRANE- Gjatë shqyrtimit të kontratës me kompaninë britanike “Crown Agents” për asistencën e doganave, gjë që u shoqërua me debate të shumta, ministri i Financave Shkëlqim Cani akuzoi qeverinë Berisha për kontrata të fshehura. Në Komisionin Parlamentar të Ekomisë, kreu i Financave, denoncoi kontrata dhe pagesa qindra milionë euro, që sipas tij janë bërë nga ish-kryeministri berisha. Ndërsa shton se përgjegjësitë për këto kontrata bien mbi ata që janë detyruar të firmosin.
“Janë lidhur kontrata, janë bërë pagesa milionëshe dhe populli nuk i ka ditur. Ka raste që quhen flagrante, ku firma e ish-kryeministrit i ka dhënë pëlqimin një kontrate e cila ka vijuar më tej dhe më pas është bërë kontrata e cila nuk ka ardhur as në Kuvend asgjëkundi. Kontrata ka marrë rrugë nga njerëz të tjerë, që gabimisht për mua, do marrin përgjegjësitë që duhet t'i marrë ish-kryeministri i vendit. Po kështu ka disa kontrata disa milionëshe, ka dhe kontrata që quhen koncesionare, por gjithnjë nuk kanë qenë transparente”, u shpreh ministri Cani.
Ndërkaq, ky draft u kundërshtua nga opozita.
Në komisionin e Ekonomisë ky pr/ligj kaloi me 10 vota të mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër ndërsa në Komisionin e Jashtëm pr/ligji u miratua me 6 vota pro të deputetëve të PS dhe 4 kundër të deputetëve PD. Ndërkaq, drafti pritet të kalojë për miratim në seancën e radhës të Kuvendit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com