“Do të na duhet që këtij buxheti t’i vëmë një emër dhe ky është buxheti i zhvillimit rajonal, i thellimit të reformave dhe i uljes së borxheve dhe uljes së taksave. Është një buxhet me sens të theksuar zhvillimi për mirëqenien e qytetarëve. Karakteristikë e këtij buxheti është se nuk i rrit taksat, përkundrazi i ul”, tha Cani duke shtuar se 83 mijë biznese përjashtohen nga detyrimet tatimore.
Nga ky përjashtim, tha ai mund të punësohen apo vetëpunësohen me mijëra persona. Më tej, ministri i Financave nënvizoi se, për herë të parë nis ulja e borxhit.
Sa i takon rritjes ekonomike, Cani u shpreh se buxheti përshpejton një rritje të qëndrueshme nga 2.1 në 2014 në 2.7 në 2015 dhe projektohet në 3.4% në 2016.
Bazë e rritjes ekonomike në 2016, tha ai, pritet që të jenë investimet, me bazë investimet e huaja TAP dhe Devolli Hidro-Power. Cani tha se investimet publike do të jenë në total në masën 6% të GDP-së, ndërsa rritja e të ardhurave në total parashikohet të jetë 8%.
Pritshmëritë për mbylljen e vitit 2015:
Të ardhurat 387 mld lekë
Shpenzimet në 446 mld lekë
Deficiti mendohet në 59.3 mld lekë
Borxhi publik 72.6% e GDP-së
Projeksioni për vitin 2016:
Të ardhurat 417 mld lekë
Shpenzime 522 mld lekë
Deficiti 34.4 mld lekë
Borxhi publik 70.9% e GDP-së
Diskutimet
Ndërkohë që Konferenca e Kryetarëve ishte mbledhur për të dëgjuar prezantimin e projektbuxhetit nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe më pas diskutimi i kalenderit të punimeve, deputetja e PD-së Albana Vokshi insistoi të bënte pyetje. Ndërsa fillimisht u ankua për thirrjen e mbledhjes me “emergjencë”.
Vokshi: Edhe lajmërimi që hajdeni në orën 6 është mungesë serioziteti. Ne nuk e kemi idenë se çfarë keni sjellë sot. Minimalisht nuk e kuptoj pse mblidhemi sot në këtë orë. Është mungesë që kjo mbledhje thirret në orën 16:00. Është ligji më i rëndësishëm që diskutohet dhe që do të ndikojë në jetën e të gjithë shqiptarëve.
Meta: Së pari të mos e dramatizojmë situatën ne sot nuk jemi mbledhur të miratojmë projektligjin. Sot do të jetë vetëm një prezantim. Sot jemi mbledhur për të dëgjuar një prezantim nga ana e ministrit dhe për të diskutuar për kalendarin.
Paloka: Nuk i vë faj administratës së Kuvendit, por nuk mund të rri pa u vënë në dijeni se qeveria ka shkelur ligjin se e ka sjellë projektbuxhetin me të paktën 17 ditë vonesë.
Braçe: Konferenca nuk diskutohet buxhetin sipas rregullores.
Meta: U sqarua kjo.
Braçe: Jemi mbledhur që ministri të prezantoi buxhetin.
(Shkëlqim Cana prezanton projektbuxhetin).
Vokshi: A të bëj unë nja dy pyetje.
Braçe: Nuk e lejon rregullorja.
Meta: Nuk kemi ardhur sot të diskutojmë projektbuxhetin. Mund të diskutojmë për projektkalendarin.
Vokshi: Të na thërrisni me urgjencë dhe të mos bëjnë asnjë pyetje.
Meta: Urgjenca ka të bëjë me një shqetësim që e ka ngritur opozita që buxheti të vijë sa më shpejt.
Vokshi: Mos t’i bëj dmth pyetje? I kisha për prezantimin.
Meta: Do të kemi kohë dhe në komision. Për kalendarin po.
Vokshi: Meqenëse është ministri, a do të ketë rritej pagash?
Paloka: Unë s’kam asnjë pyetje se kam të qartë se si bëhet buxheti, i teket Ramës... Një muaj është pak për të bërë diskutime paa shqiptarë mbase do të ishte mirë që dhe një javë ti jepej këtij projektligji në parim duke para sesa i rëndësishëm është. Iku ia e mbaroi detyrën, e lexoi, bëri ç’kishte për të bërë.
(Largohet Cani)
Spaho: Jo vetëm që është e domosdoshme të shtohet një javë, por duhen shtuar dhe ditët për shqyrtimin nen për nen.
Braçe: Këto data janë të përputhura me një vit apo me dy vite më përpara.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)