TIRANE- Pas 1 shtatorit, kur nis edhe aksioni i qeverisë kundër informalitetit, bizneset në shkelje të ligjit do të përballen me masa që shkojnë nga gjobat, te konfiskimi e deri te ndjekje penale. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Ministri i Financave Shkëlqim Cani theksoi se qeveria është e vendosur të zbatojë deri në fund ligjin, duke nisur nga bizneset e mëdha te ato të voglat.

"Ne do të kërkojmë zbatimin e ligjit. Në qoftë se ligji thotë në qoftë se për herë të parë konstatohesh që je pa kupon do të gjobitesh me 50 mijë lek, herën e dytë shtohet edhe elementi i konfiskimit dhe herën e tretë keni ndjekje penale si duhet. Pra a është një lajmërim, një bashkëbisedim, një mirëkuptim, një dëshirë e mirë nga ana e qeverisë që të gjitha bizneset të vogla dhe të mëdha ti kthehen ligjit për arsye se e kemi seriozisht”, tha Cani. I pyetur nga gazetarët lidhur me kërkesat nga FMN, për ndryshime në sistemin fiskal, kreu i financave siguroi se “Në përgatitjen e paketës fiskale për vitin 2016 nuk do të ketë rritje taksash.