TIRANE- Debati për koncesionin e prezantuar dy ditë më parë nga Ministria e Financave për dhënien me koncesion të shërbimit për mbledhjen e tatimit të vlerës së shtuar, është zhvendosur dje në seancën plenare. Ministri i Financave tha se nuk do të mbledhë koncesionari TVSH-në, por do të vijojnë ta mbledhin punonjësit e tatimeve, ndërsa kompania private do të programojë vetëm sistemin e përpunimit të dhënave. “Nuk dimë si thuhet në shqip, më mirë se sa një fjali: Nuk merret me mbledhjen e TVSH. Nuk bën mbledhjen e TVSH, por është një platformë informatike, në ndihmë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Kjo është puna që do të bëjnë. Kaq e thjeshtë është! Tjetër, pothuajse zero është kostoja e këtij Partneriteti Publik Privat! Do bëhen përllogaritjet, mos u mërzisni, nuk është çudi që do kemi fitim nga i gjithë ky aktivitet”,-tha Cani. Por deputetja e opozitës, Jozefina Topalli ka pyetur ministrin nëse ai i kishte dërguar një letër kryeministrit, ku i shkruante se ky koncesion ishte i rrezikshëm. “Z. Ministër, ti e di që ky koncesion i shkon fiks vëllait të kryeministrit. Ti i ke shkruar një letër shefit tënd të qeverisë, që i thua se s’mund të jepet një koncesion i tillë se është rrezik i madh. Është kështu apo jo?”-tha Topalli. Këtë deklaratë ministri as nuk e pohoi e as nuk e mohoi, por tha që ishte korrekt me vetveten dhe se termat e referencës ishin përmirësuar dhe se mund ta vërtetonte këtë.
“Do merremi në detaje. Po të doni, kam një tabelë këtu. Dhe dallimin mes jush dhe mes nesh, ja ku e keni dhe si e bënit. Si i bëtë ju koncesionet, si i kuptonit ju koncesionet? Tarifë mbi publikun, mbi bizneset! Kurse ne themi: Pagesa fitohet vetëm nëse realizon të ardhurat. Jep të ardhura shtesë, do marrësh pagesë, s’jep të ardhura shtesë, nuk do marrësh”, - sqaroi Cani. Në debat u përfshi edhe ministri i energjetikës, Damian Gjiknuri, i cili replikoi me deputetin demokrat Helidon Bushati, duke folur për koncesionin tjetër të debatuar, atë të Skavicës. Ai akuzoi Berishën si të përfshirë më herët në këtë projekt.
“Sali Berisha gënjeu pa pikë turpi. I ka dhënë bonus 10 pikë kompanisë italiane në vitin 2007. Kontrollo V.K.M-në e vitit 2007, nxirre tani, bëhu burrë, mbro Sali Berishën dhe thuaj unë gënjej ose gënjen ai zotëria. Në V.K.M-në e vitit 2007 për Skavicën 10 pikë, i njëjti projekt, me dy diga, që del tani e thotë po shiten interesat kombëtare. Pra, ai njeri të mbajë fjalën dhe të thotë këtu ose të mbyllë gojën dhe të thotë nuk isha i zoti ta bëja. Tentoi radhën e parë, tentoi radhën e dytë por dështoi. Tani se dështoi ai nuk do të dështojnë të tjerët”,-tha Gjiknuri. Por deputeti demokrat Helidon Bushati, tha se ky bonus ishte dhënë në vitin 2003 nga Fatos Nano.
“Ti je edhe mashtrues dhe i korruptuar. S’mund ti bësh mirë të dyja. Specializohu për njërën. 10 pikëshi ju dha nga Nano në vitin 2003. Ne kur jua jepnim nuk e bënim në hotelet e Stambollit, por në rrugë institucionale. Uroj që Ambasada e Kinës të mos e ketë dëgjuar këtë seancë se do merrni ndonjë notë proteste”-tha Bushati. Ministri tha se vendimi i Berishës ishte me numër 775, datë 14.11.2007, ku i jepet kompanisë TGK Skavica 10 pikë bonus.
Debatet
Gjiknuri: Berisha i dha një bonus 10 pikë në vitin 2007 kompanisë për Skavicën. Tani vjen e ankohet këtu. E provoi dy herë e nuk i eci. S do të thotë që nuk duhet të na ecë dhe neve.
Bushati: Ti je edhe mashtrues dhe i korruptuar. S mund ti bësh mirë të dyja. Specializohu për njërën.
Gjiknuri: Ti i je të dyja.
Bushati: 10 pikëshi ju dha nga Nano në vitin 2003. Ne kur jua jepnim nuk e bënim në hotelet e Stambollit, por në rrugë institucionale. Uroj që Ambasada e Kinës të mos e ketë dëgjuar këtë seancë se do merrni ndonjë notë proteste.
Gjiknuri: Mashtrues...është dhënë në 2011.
Bushati: Mos gënje.
Kodheli: Lëre të flasë.
Gjiknuri: Po ke guxim hyr në internet e gjej vendimin e printoje. E ka bërë Berisha
Bushati: Po pra..do shkoj të të gjej atë të vitit 2003.
Topalli: Parafolësi (Cani) nuk është as 30, as 35 vjeç. Është plote 65 vjeç për të folë në mënyrë kaq të papërgjegjshme.
Ulqini: Kur na e bëri 65 kjo?
Ulqini pyet Blushin: Sa vjeç është Çimi?
Blushi: Nuk e di.
Topalli: I keni gjet një term të lezetshëm: partneritet publik-privat. Nuk e quani koncesion
Shalsi: O Çim mos ja trego moshën
Topalli: Z. Ministër, ti e di që ky koncesion i shkon fiks vëllait te kryeministrit. Ti i ke shkruar një letër që i thua se s mund të jepet se është rrezik i madh. Është kështu apo jo?
Cani: Te të tregoj tabelën se si është përmirësuar? Ka spekulantë dhe korrektë këtu. Unë jam korrekt me veten. Termat e referencës janë përmirësuar.
Paloka: Është mësuar ky. Si në kohën e Nanos. Bën nga një letër kundërshtuese dhe po erdhi puna e gjyqit shkon shefi në burg.
Në dhjetor buxhetit i mungojnë 200 milionë dollarë
Në dhjetor të vitit 2015, buxhetit të shtetit i mungojnë plot 20 miliardë lekë, afërisht 200 milionë dollarë. Megjithëse uli dukshëm pritshmëritë në mesin e vitit 2015, të ardhurat buxhetore në dhjetor rezultuan 5% më të ulëta se plani i rishikuar. Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë të buxhetit të konsoliduar për vitin e shkuar, nga i cili rezulton se pjesa dërrmuese e taksave kanë prodhuar të ardhura mjaft të ulëta në krahasim me parashikimet. Në total, të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë rezultuar në dhjetor, 3% nën planin e rishikuar në mes të vitit 2015, ose rreth 13 miliardë lekë më pak.
Zërat
Nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar janë mbledhur në dhjetor 5.6% të ardhura më pak se plani, ose minus 5.6 miliardë lekë. Ndërkohë që ka qenë akciza taksa me perfomancën më negative, me një mosrealizim prej 13% krahasuar me planin, ose 5.8 miliardë lekë më pak se parashikimet e gjysmës së vitit. Me mosrealizim të dukshëm prej minus 8% ka rezultuar edhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale, i cili ka bërë që në buxhet të mungojnë 2,5 miliardë lekë. Ndër të paktat tregues me bilanc pozitiv është Tatimi mbi Fitimin, i cili në fund të vitin ka rezultuar në masën 6% mbi planin, duke kontribuuar në buxhet me 1.4 miliardë lekë mbi parashikimet. Me bilanc të dukshëm pozitiv e ka mbyllur vitin 2015 taksa e Biznesit të Vogël, e cila rezulton 37% me planin, por me një kontribut modest në buxhet me vetëm 500 milionë lekë.
Shpenzimet
Të njëjtin fat me të ardhurat kanë pësuar edhe shpenzimet buxhetore, të cilat në fund të vitit rezultojnë 25 miliardë lekë, ose 6% me pak se plani. Qeveria ka ulur dukshëm shpenzimet për shkak të mosrealizimit të të ardhurave për thuajse të gjitha zërat, me përjashtim të shpenzimeve për pagat e administratës, si dhe shpenzimeve operacionale të mirëmbajtjes, të cilat janë rritur përkatësisht me 1% (rreth 6 milionë dollarë) dhe 1.4 (rreth 16 milionë dollarë më shumë). Shpenzimet Korrente rezultojnë 5% ose 18.8 miliardë lekë më të ulëta se plani. 3% ose afërsisht 17 milionë dollarë më pak se plani rezultojnë Shpenzimet Kapitale.
Mosrealizimi
Gjatë gjithë vitit të shkuar Qeveria e justifikoi mosrealizimin e të ardhurave buxhetore me presionet nga jashtë që i vijnë ekonomisë shqiptare dhe veçanërisht prej uljes së çmimeve të hidrokarbureve në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë që duket se mosrealizimi i të ardhurave do ta shoqërojë buxhetin e shtetit edhe për vitin 2016. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha para pak ditësh në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se ulja drastike e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të tkurrë me 3 miliardë lekë të ardhurat nga akciza dhe nga renta e karburanteve për vitin që sapo nisi.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO