TIRANË-Ministri i Financave, Shkëlqim Cani kërkoi sot nga deputetëte opozitës që të diskutojnë në seancën plenare mbi Projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Islandës, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat".
"Kjo marrëveshje do të na krijojë një klimë më të mirë biznesi. Do të na shmangë tatimine dyfishtë, evazionin fiskal mes dy vendeve. Do të na krijojë mundësinë e një informacioni të përbashkët për të ndalur veprimtaritë e pakëndshme mes të dy vendeve. Më gjeni një pikë që nuk është në favor të qytetarëve dhe biznesit. Gjithçka në ndihmë të investitorëve të huaj në Shqipëri. Gjithçkë në ndihmë të bzinesit", tha Cani, duke shtuar se deputetët e opiztës nuk aknë se për çfarë ta kundërshtojnë këtë projektligj dhe kanë për të votuar pro tij.
Më pas ministri theksoi se mazhoranca e sotme ka një qasje krejt tjetër ndaj dhunës së shkaktuar nga policia në krahasim me sjelljen e qeverisë së kaluar.
"Këtu me të drejtë u fol për akte të dhunshme të Policisë në këto dit. Është e drejtë, e saktë, shqetësuese. U shkarkuan policët për këtë ngjarje.  Tani të marrim krahun tjetër. U vranë 4 qytetarë me urdhër të këtij shteti dhe u mbrojtën policët. Çfarë lajmi duam t'i përcjellim publikut, që ne jemi të krahut që vrasim, presim, bëjmë ç'të duam dhe s'mbajmë përgjegjësi, apo për ata që nuk dinë si të zbatojnë detyrën është krahu tjetër që i thotë largohu", tha ministri Cani.
"Dikush u shqetësua shumë për largime nga puna, dikush na tregoi dhe shifrën që qënka 3.3 miliardë lekë apo 33 milionë dollarë. Po është e vërtetë që po p paguajmë sot të gjitha gjyqet tuaja që jua kanë fituar qytetarët shqiptarë dhe bizneset dhe ju prej vitesh nuk ua paguanit", tha Cani.
Gjithashtu ministri Cani theksoi se, "Shqipëria ka dalë nga lista ku e futët ju për ndjekje për pastrimin e parave. Çka do të thotë zotërinj të opozitës që paratë që keni vjedhur, që keni bërë rrushfete, keni grabitur, janë vënë nën vëzgim dhe do të detyroheni t'i ktheni sipas standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu me OECD kemi nënshkruar muaj më parë një marrëveshje për shkëmbim informacini për mosshmangie të taksave dhe tatimeve.Do ta dëgjoni shumë shpejt këmborën e këtij bashkëpunimi ndërkombëtar, ku ne kemi pranuar të jemi në 50-en e fillestarëve të kërkojm të dhëa nga jashtë dhe të çojmë jashtë për pasuritë tuaja"./ATSH/