Ministri i financave nga foltorja e Kuvendit ka përsëritur me tone të ashpra dhe argumente se nuk është dhënë mbledhja e TVSH me koncension por është platformë elektronike.

"Nuk do të mblidhet TVSH nuk është projkt për të mbledhur TVSH është platform elektronike, nuk është antikushtetuese edhe sikurse të ishte, po TVSH e mbledhin shitësit, për llogari të shtetit a e dini? se na çuditët.

Duke i’u drejtuar deputetëve të opozitës Jorida Tabaku, Cani ka sqaruar edhe hamendimet e tyre se ky partneritet publik ëhstë antikushtetuese duke shpjeguar se TVSH e mbledhin shitësit për llogari të shtetit dhe këtu nuk ka asgjë antikushtetuese

“Pse kërkoni të ngatërroni njerëzit.Ku e shikoni anti-kushtuetshëmërinë, na cuditët të gjithëve. Po kushtet e pafavorshme ku i gjetët?-tha Cani duke renditur të gjitha pikat që sipas PD  nuk shkojnë

"Një partneritet publik proivat jashtë qeverisje? Eshtë përtej një mandati, është dhe 30 vjeçar si përshëmbull një hidrocentrali , pse hidrocentrali per 4 vjet behet? nga i nxirrni këto teori? Ju merreni me gjëra që nuk i hyjnë në punë askujt
 
Do paguani dhe do dalin me humbje? Se di ku doli me humbje qeveria, ne kemi bërë një mesatare 17 vite sa kemi mbledhur TVSH,  11 i mbledhim vete  dhe i themi kujtdo, po realizove mbi 11 do shlyesh kostot e tua madje dhe do fitojmë edhe në, hajde pa interes. Ku ësht humbja këtu?

Në fund Cani me një ton të ashpër dhe të lartë i ka kërkuar PD bashkëpunim dhe jo vetëm gjëra të mbrapshta sic i koncepton ai

"Thoni njëherë lutuni të dalim me sukses që të marrë ai kushdo qoftë tna japë dhe ne, o gojëprishur o keqëdashës, mjer ne, Po ne mendojmw tw sjellim një platformw teknologjike te re, ne rastin më ekstrem do paguajme ne 1/10 në rastin më të keq..Shkoni te fshatari që punon tokën se i'ua shpjegon ai se ju se kuptoni"- tha Cani

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)