TIRANË - Pezullimi i ligjit të ri të gjobave për shkeljet fiskale nga Gjykata Kushtetuese nuk do ta pengojë administratën tatimore në aksionin kundër evazionit fiskal. Në një takim me përfaqësuesit e sipërmarrjes ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se aksioni kundër informalitetit tashmë ka hyrë në fazën e dytë, dhe është i fokusuar më së shumti tek biznesi i madh.
"Bllokimi i nga Gjykata Kushtetuese e ligjit të ri të procedurave tatimore nuk na pengon në punën tonë. Edhe në ligjin e vjetër detyrimi për kuponin ka qenë dhe kontrolli i inventarëve është i mirëpërcaktuar. Në lidhje me informalitetin, nuk synojmë dyndje tek biznesit. Kemi kaluar fazën e parë te aksionit. 500 studente mblodhën informacione në terren. Arritëm rezultate të matura me një program nga Zelanda e Re. Jemi të kënaqur me fatura, fiskalizim, faturim. Kjo ishte në fazën e saj parë ku tatimorët bënë verifikimin fizik të bizneseve", - tha Cani.
Ndërsa në fazën e dytë të aksionit antiinformalitet fokusi do të jetë tek biznesi i madh.
“Do të bëjmë vlerësimin në bazë risku dhe në kontrollet përkatëse do të kërkojmë shpjegime për çështje konkrete në lidhje me inventarët” pohoi ai.
Metoda për propozimet dhe diskutimet për paketën fiskale do të ndryshojë. Për paketën fiskale të vitit 2017, diskutimet kanë filluar që tani. Ministri i Financave tha se objektivi është që pjesa ligjore të miratohet brenda korrikut, në mënyrë që mos të lihet në momentin e fundit
Sipas kreut të Financave, diskutimi për aktet nënligjore për paketën fiskale nuk duhet të bëhet në pak ditë në fundvit, por të lihet më shumë kohë.
"Ligji dhe aktet nënligjore mund të devijojnë nga ata që debatojmë, prandaj na duhet kohë të diskutojmë për to. Me mbylljen e korrikut objektivi ynë është të kemi miratuar paketën ligjore, në 2017 të kemi përfunduar pjesën ligjore. Ne kemi një institucion që e kemi tonin, Këshilli Tatimor që nuk lë asnjë akt ligjor dhe nënligjor pa e parë ata. dhe atje kemi debate por debatohet teknikisht. Të ndryshojmë metodën e punës. Të mos e lëmë për në fund të vitit, pasi atëherë nuk ka kohë për t’u kuptuar”, shtoi ministri i Financave.
"Në Këshillin Tatimor do të kalojë çdo akt aty debatohet çdo propozim i biznesit. Kemi vendosur që të ndryshojmë metodë edhe me këshillin tatimor që të jetë me i hapur. Kontributi juaj është i rëndësishëm, por duhet të ndryshojë edhe bashkëpunimi me ju. Burokracia do të vazhdojë kjo është e pashmangshme dhe një pjesë e kërkesave tuaja mund të mos përpunohen dot për shkak të ngarkesës” tha Ministri .
"Na jepni zgjidhje problemesh me argumente ekspertesh në nivel përfaqësimi shoqatash" - u kërkoi Cani bizneseve.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO