Cani prezanton formulën e re të
transfertës së pakushtëzuar, 2016

Cani prezanton formulën e re të<br />transfertës së pakushtëzuar, 2016
Në Tiranë u mbajt të premten takimi konsultativ për decentralizimin fiskal, ku ministria e Financave prezantoi formulën e re të transfertës së pakushtëzuar për vitin 2016. Me ndarjen e re territoriale, ministria e Financave ka rritur nga 5.5 % në 6.5 % transfertën e pakushtëzuar për pushtetin lokal. Por sërish kjo shifër u kundërshtua nga krerët e pushtetit vendor.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kërkoi rritjen me 3.5 % të masës së transfertës së pakushtëzuar duke e çuar atë në 10 % nga 6.5 % që propozohet. Kjo sipas tij, për shkak se aktualisht 90 % e fondit për pushtetin vendor shkon për shpenzime operative dhe vetëm 10 % për investime. Kërkesa e Dakos u mbështet edhe nga krerët e tjerë të pushtetit vendor.

Por, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, theksoi se pas një sërë analizash e diskutimesh është parë e arsyeshme rritja me vetëm 1 % e transfertës së pakushtëzuar për vitin 2016 drejt pushteti vendor. Ai siguroi kreret e pushtetit vendor se të gjitha funksionet e reja që do të kalojnë drejt tyre në vitin 2016 do të shoqërohen me fondet përkatëse.

Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se investimet në pushtetin vendor janë kryer edhe nga Fondet e Zhvillimit Rural, të cilat ai i cilësoi si të suksesshme. Duke renditur edhe disa nga taksat që do të mblidhen nga pushteti vendor, Cani u kujtoi atyre se të ardhurat ne dispozicion të tyre mund të vinë edhe nga mbledhja e taksave të parashikuara për të mbledhur nga pushteti vendor.

Takimi konsultativ për decentralizimin fiskal u organizua nga Ministria e Financave, ajo Pushteti Vendor, projekti i USAID-it për planifikimin dhe qeverisjen vendore si dhe programi për decentralizimin dhe zhvillimin lokal financuar nga qeveria zviceriane./atsh

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Turbulencat e forta goditën aeroplanin Londër-Singapor, pasagjerët nxirren me barela pas uljes emergjente! Shikoni videon

Turbulencat e forta goditën aeroplanin Londër-Singapor, pasagjerët nxirren me barela pas uljes emergjente! Shikoni videon