TIRANE - Rritja e akcizës për birrën që prodhohet në vend dhe ulja e asaj të importit, kanë ashpërsuar akuzat e opozitës ndaj qeverisë. Të djathtët e cilësojnë këtë ndërhyrje ligjore në taksa si favor për klientët e kabinetit duke fundosur prodhimin vendas.
Në krah u ka dalë dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu.
"Nuk përfshihem fare, as nuk goditem fare. Tani kemi ardhur këtu te kjo puna e birrës që ka 16 vjet që në këtë kuvend bëhet vetëm ky muhabet. 16 vjet që është e vetmja industri super e suvencionuar ", - tha deputeti i PS Erion Brace.
"Mos më thuaj mua që ti nuk arrin të kapësh hajdutin apo do që të sajdisësh miqtë edhe klientët e qeverisë. Jepni argumentin, logjikën dhe efekte ekonomike", tha Sherefedin Shehu.
"Kaq do i shtojmë taksën një shishë birre, 5 lekë. Kurse birrës importit meqë e keni merak të këtyre të mëdhenjve i heqim 10 lekë", u shpreh ministri i Financave Shkëlqim Cani.
Deputetët kërkuan gjithashtu nga qeveria ndryshimi e skemës për tatimin me 500 euro përvit për një makine që ka motor më të madh se 3000 kubikë. Një mjet i tillë, sipas tyre, nuk quhet luksi nëse është një prodhim i viteve të mëparshme. Madje nuk kanë munguar as ironitë , duke i kujtuar ministrit të Financave flotën e jaguarve.
"30 sekonda mu desh që të hyj kështu makinë luksoze shkruajta dhe më doli një listë e tërë makinash, fillonte me Jaguar-in që nuk besoj se jeni të panjohur pasi keni prokuruar. Pse mos ta bëjmë një listë të të gjithë makinave luksoze pavarësisht kubikëve nga kubiku më i vogël deri te kubiku më i madh ti taksojmë", u shpreh deputeti demokrat Edmond Spaho.
Ish-ministri Ridvan Bode i bëri thirrje kabinetit Rama të tërhiqet nga këto reforma të cilat prekin 8 ligje financiare dhe ndryshojnë një pjesë të mënyrës së taksimit në 2016-ën
Me paketën e re fiskale qeveria heq tatim-fitimin për biznesin e vogël, rrit masën e kontributit për një pjesë të profesioneve të lira, rrit taksën e siguracioneve të makinave, vendos 1 euro për fjetje taksë për hotelet dhe rrit edhe tatimin e truallit.
Redaksia online
(S.m/ashqiptarja,com)
/Shqiptarja.com