TIRANE- Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen për heqjen e tatimit të dyfishtë, për të ardhurat e kapitalin e parandalimin e evazionit fiskal me Kosovën. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha dje se marrëveshja është në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë dhe se ajo është në dobi të biznesve të të dy vendeve. “Për të gjithë ata biznesmenë që zhvillojnë aktivitet në dy vendet rritet besimi dhe siguria.
Marrëveshja lejon që personat që ushtrojë aktivitet ekonomik në dy vendet, Kosovë e Shqipëri, të tatohen vetëm në njërin vend, sa i takon tatimit mbi të ardhurat e kapitalin”, tha Cani. "Kjo marrëveshje është në kuadër të zotimeve që kemi marrë lidhur me integrimin e ekonomive të dy vendeve gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prizren", u shpreh Cani.
Shpronësimi
Qeveria vendosi dje shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, që preket nga ndërtimi i shëtitores në Orikum, faza II, në bashkinë Orikum, në favor të saj. Vlera e shpërblimit për sipërfaqen 65.2 m², truall, në masën 7 781 000 lekë përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Orikumit, miratuar në buxhetin e 2014. Afati i përfundimit të shpronësimit është tre muaj pas miratimit të projektit.
Vlera e shpenzimeve procedurale përballohet nga bashkia e Orikumit. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 65.2 m², truall do bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e vendimit. Afati i përfundimit të punimeve të objektit “Ndërtimi i shëtitores në Orikum, faza II”, në bashkinë Orikum, të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.
Shkrimi u publikua sot (20.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com