Eshte nje kenaqesi e perhershme takimi me ju bizneset, klientet tane, partneret tane, baza jone e punes, nga ku varen edhe te ardhurat ne buxhet.
Ne kemi nisur rrugen drejt Brukselit, per te marre statusin e vendit kandidat. Rruga eshte e gjate, dhe sic mund te bente secili nga ju, makina duhet kontrolluar me pare per defekte te mundshme, per te qene te sigurt ne rrugetim. Me duhet te them se situata ekonomiko dhe financiare eshte e rende, por e perballueshme.
Sic e kemi shprehur qartesisht ne programin e kesaj maxhorance (dhe sic e kemi premtuar pergjate fushates elektorale), nje prej pikave kyce te vizionit te kesaj qeverie eshte permiresimi rrenjesor i marredhenieve qeveri-biznes, duke e konsideruar biznesin si nje prej partnereve me te rendesishem ne perpjekjen tone te perbashket per te arritur nje zhvillim te qendrueshem te vendit. Per te pasur kete nivel marredheniesh eshte thelbesore qe te gjitha problematikat te shprehen ne menyre te ndershme, realiste dhe transparente. Ne kete fryme do te doja t'ju prezantoja shkurtimisht situaten aktuale dhe sfidat me te rendesishme afat-shkurtra dhe afat-mesme me te cilat perballet ekonomia jone.
Pike se pari, situata e financave publike eshte tejet e veshtire. Vetem hendeku negativ i krijuar nga mos-realizimi i te ardhurave ne buxhetin e ketij viti eshte rreth 40 miliarde leke (38.8 miliarde). Te ardhurat totale te buxhetit per vitin 2013, me ritmin aktual, priten te jene me pak se tre vite me pare (me pak se viti 2010). Ishin rreth 325 miliarde ne 2010, priten te jene rreth 322 miliarde per kete vit. Ne raport me Produktin e Brendshem Bruto (PBB), te ardhurat totale per kete vit priten te jene rreth 23.8% e tij. Vetem ne vitet '96 e '97 niveli i tyre ka qene me i ulet se kaq.
Te ardhurat nga tatimet e doganat, te cilat perbejne burimin kryesor te te ardhurave ne buxhet dhe qe varen ne menyre me direkte nga qeveria qendrore, priten te jene sa 16.2% e PBB per kete vit, me poshte edhe se viti 2004 kur shenonin nivelin prej 16.4% te PBB. Ne vlere absolute, jane gjithashtu me pak se tre vite me pare (viti 2010).
Nga ana tjeter shpenzimet gjate tete muajve te pare te vitit jane pershpejtuar dhe deficiti deri ne fund te muajit Gusht ishte rreth 130% me i larte se 8-mujori i nje viti me pare. Ky nivel shpenzimesh dhe deficiti buxhetor nuk perfshin rreth 9 miliarde leke shpenzime tashme te faturuara prej muajsh ne Thesarin e Shtetit, te cilat kane mbetur te papaguara per mungese likuiditeti te qeverise. Kjo ka shkaktuar presione te medha ne qendrueshmerine e financave publike.
Ne kuader te partneritetit te ri, do t'ju kerkoja mirekuptim per vonesat e likuidimeve nga Thesari. Nese Ministria e Financave do te pershpejtonte pagesat e faturave do te ishte e detyruar te rriste deficitin buxhetor, qe me pare kerkon aprovimin e Kuvendit.
Si pasoje e te ardhurave ne nivele ekstremisht te uleta, por dhe e shpenzimeve te pershpejtuara, pa marre parasysh detyrimet e papaguara te qeverise, borxhi tashme ka arritur nivele tejet te larta per nje ekonomi si e jona. Pa perfshire detyrimet e papaguara, te cilat vetem keto vleresohen ne rreth 4% te PBB, niveli i borxhit publik ne fund te ketij viti pritet te arrije mbi 68%. Pra, realisht borxhi publik qendron rreth nivelit 72% te PBB. Nderkohe qe eshte gjeresisht e pranuar se, per vende me ekonomi si e jona niveli i borxhit i vleresuar si i qendrueshem eshte rreth 40%. Kjo do te thote se ne kushtet aktuale rrezikohet seriozisht stabiliteti makroekonomik i vendit, i cili perben themelin per nje ekonomi tregu. Pa stabilitet makroekonomik nuk mund te flitet jo me per rritje ekonomike e per rritje te punesimit, por nuk mund te flitet as per qendrueshmeri sociale.
Ne vitin 2015 parashikojme nje stabilizim te borxhit, duke frenuar rritjen dhe me pas per te marre kthesen drejt uljes.
Cenimi i stabilitetit makroekonomik ka nisur ti shprehe qarte pasojat e tij ne ekonomine e vendit. Pervec situates drastike te financave publike, ekonomia tashme per te tretin vit rresh po rritet me ritme thuajse in-ekzistente. Sektori bankar, i cili eshte nje prej promotoreve kryesore te rritjes ekonomike, i gjendur ne nje situate kur rreth 24% e portofolit te kredive jane me probleme, ka pothuajse ndaluar se kredituari sektorin privat. Madje ne dy muajt e fundit, per here te pare stoku i kredise ne ekonomi u tkurr krahasuar me nje vit me pare dhe kjo vecanerisht per sa i takon kreditimit ndaj biznesit. Ne e kemi deklaruar me kohe, por tashme eshte mjaft evidente per te gjithe se nje nga shkaqet kryesore ne krijimin e ketij ngerci eshte mos-respektimi i detyrimit te qeverise per te paguar ate c'ka i takonte biznesit.
Ne te tilla kushte, kjo situate tregon mjaft qarte se, pa siguruar stabilitetin makroekonomik te vendit, ekonomia shqiptare cenohet realisht. Kriza e fundit e borxheve sovrane, u beri te gjitheve fare te qarte se cdo te thote pamundesi e shtetit (qeverise) per te ri-financuar borxhin e tij. Pra, kjo do te thote se te gjithe jemi ne te njejten varke e cila nese nuk shpetohet, kuptohet se cfare e pret te gjithe ekonomine dhe shoqerine tone.
Kjo situate e krijuar nuk le vend per shume zgjedhje. Ne fakt zgjedhja eshte vetem nje. Keto kushte imponojne domosdoshmerish dhe ne menyre imediate ri-vendosjen ne shina te qendrueshmerise se financave publike, pra konkretisht borxhin publik.
Eshte e qarte se kapercimi i kesaj gjendje fillimisht nuk do te jete aspak i lehte per askend, pasi kerkon marrjen e disa masave te forta. Eshte e veshtire, por jo e pamundur. Ne jemi plotesisht te bindur se, ne se bashku, qeveri-biznes, me krijimin e nje raporti te ndershem ndaj njeri-tjetrit, duke patur dhe mbeshtetjen e institucioneve partnere (FMN dhe BB) padyshim do ta kapercejme kete situate dhe ekonomia jone (ne nje te ardhme te afert) do t'i rikthehet atyre ritmeve te deshiruara te rritjes, te cilat do te sigurojne nje punesim te larte, mireqenie, e zhvillim te qenesishem.
Aktualisht ne po analizojme, ne konsultim te ngushte edhe me institucionet nderkombetare masat optimale per tejkalimin sa me lehte te gjendjes. Shume shpejt, me pergatitjen dhe finalizimin e buxhetit te vitit te ardhshem keto masa do ju komunikohen qartesisht.
Por aktualisht une mund te them se nje nder angazhimet me prioritare te kesaj qeverie, si nje prej elementeve me te rendesishem per kapercimin e situates, eshte perballja me borxhin e fshehte qe qeveria u ka bizneseve. Po shikohet si mundesi financimi nga burime jashte vendit, si institucione te huaja, donatore etj, kjo si mundesi per te mos cenuar tregun vendas.
- Ne kete drejtim ne fillimisht do te frenojme praktiken e akumulimit te metejshem te borxheve.
- Kemi filluar punen (edhe me ndihmen e institucioneve partnere) per evidentimin e borxhit ndaj biznesit. Ne kete faze ne presim edhe predispoziten tuaj (nisma qe kemi marre se fundmi per deklarimin nga vete bizneset te pretendimeve ndaj qeverise)
- Me tej, do te percaktojme (duke vijuar edhe konsultimet me ju) dhe do te bejme plotesisht transparente rrugen e shlyerjes se ketij borxhi (si per sa i takon detyrimeve per punet publike, ashtu edhe rimbursimin e TVSH, etj), gjithnje pas nje verifikimi te sakte te borxhit.
Ne te njejten kohe, me zbardhjen e projekt-buxhetit te vitit 2014 do te behen njeherazi te qarta kontributi qe secila pjese e shoqerise duhet te jape ne kapercimin e kesaj situate.