FRANCE - Më shumë se 1 milionë dollarë, është vlera e bixhuterive, të vjedhura në një hotel në qytetin francez Cannë. Raportohet se bixhuteritë janë vjedhur nga një kasafortë në një dhomë të hotelit të një punonjësi të Shtëpisë prestigjoze të Bixhuterive “Chopard”.

Bixhuteritë ishin huazuar për personat vip që kanë ardhur në rivierën franceze për festivalin ndërkombëtar të filmit. 

Në Kanë po zhvillohet eventi i rëndësishëm i filmave premierë, ku mijëra gazetarë nga e gjithë bota vendosin në qendër të vëmendjes filmat në garë për të fituar çmimin prestigjoz “Palma e Artë”.

Në Kanë ndodhet “Cote d’Azur”, e njohur si Riviera franceze, e fashme për bukuritë natyrore, brigjet e kaltërta dhe atraksionet turistike.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)