TIRANË - Ambasadorët e akredituar në vendin tonë shigjetojnë sistemin e drejtësisë, si një faktor pengues për integrimin e Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Më i drejtpërdrejtë ka qenë ambasadori britanik Nicholas Cannon, i cili referuar korrupsionit në drejtësi, u ndal tek orët dhe makinat luksoze të gjyqtarëve në vendin tonë.
“Me shumë tundime në shoqëri si nepotizmi dhe korrupsion shumë gjyqtarë në Shqipëri kanë rënë pre e këtyre tundimeve. Makinat dhe orët e tyre të shtrenjta tregojnë hapur se si ato kanë tradhtuar detyrën e tyre. Gjyqtari i vërtetë i shërben njerëzve dhe nuk është mbi njerëzit e tjerë apo mbi ligjin”, tha Cannon.
Për prezencën e
OSBE-së, bërja e reformës nuk duhet të shqetësojë askënd por e rëndësishme për ambasadorin Robert Wilton është cilësia e reformës se sa koha kur bëhet, pasi është një reformë e cila do të çojë pas hekurave të korruptuarit.
“Reforma në drejtësi po merr formën në detaj. Vlerësimi i gjyqtarëve do të tregojë nëse ata do shkojnë apo të humbasin karrierën dhe reputacion disa prej tyre duhet të shkojnë në burg”, tha Wilton.
Duke ju referuar kapitujve të negociatave Shqipëri-BE, ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin sqaroi se plotësimi i detyrimeve që lindin nga kapitujt 23-24 që i përkasin sistemit të drejtësisë mund të sjell integrimin e Shqipërisë në Union.
“Respektimi i ligjit është i panegocueshëm dhe nuk ka kompromise. Kur Shqipëria të nisë aplikimin për tu pranuar në bashkëpunimin evropian kapitujt e parë që do të hapen do të jenë kapitujt 23 dhe 24 por të fundit që do të mbyllen pasi i përkasin drejtësisë”, - u shpreh Vlahutin.
Të domosdoshme reformën e cilësoi dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
“Reformat tona në sistemin e drejtësisë do të flasin vetëm në gjuhën e Brukselit”, tha ministri.
Këto deklarata u bënë gjatë aktivitetit të diplomimit të 9 gjyqtarëve magjistrat të cilët u diplomuan me përfundimin e studimeve në vitin akademik 2014-2015, ndërsa tashmë pritet që ata të emërohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të shërbyer në gjykatat e vendit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4925
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15