TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço priti sot në një takim të rëndësishëm ambasadorin britanik, Nicholas Cannon. Ambasadori e uroi ministrin për detyrën e re, duke theksuar se sfida të mëdha e presin përpara. “Është objektiv strategjik i Mbretërisë së Bashkuar që ta shohë Shqipërinë në BE. Për të arritur këtë, ka punë për të bërë në aspektin e ligjeve. Në këtë këndvështrim, puna juaj është tepër sfiduese”- u shpreh ambasadori Cannon.
BRITANIA, ASISTENCË TEKNIKE DHE ME GRANTE NË DREJTËSI
Ndërsa nga ana e tij, ministri Naço falenderoi ambasadorin për kontributin e deri më tanishëm të Britanisë së madhe në projektet në fushën e drejtësisë. “Shërbimi i provës ka qenë një projekt që i ka kursyer shtetit shqiptar 15 milion euro. Po ashtu, projekti-pilot i Mbikqyrjes Elektronike do të dëshironim, me ndihmën tuaj, që të zgjerohej në të gjithë Shqipërinë. Ministria e Drejtësisë po bën shumë punë në aspektin e strategjisë anti-korrupsion, pasi së fundmi ne kemi publikuar portalin “Stop korrupsionit në Drejtësi!”, ku vetëm në një ditë kanë ardhur rreth 10 raste denoncimesh nga qytetarët. Ky portal është bërë me qëllim që të tregojmë vullnetin e kësaj qeverie kundër korrupsionit.”- theksoi ministri Naço. “Së shpejti, pritet të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, si një organ për të hetuar korrupsionin në nivelet më të larta. Deri më sot, lufta ndaj korrupsionit nuk ka funksionuar siç duhet, prandaj ne kemi nevojë për mjetet e duhura që ta luftojmë korrupsionin.”- nënvizoi ministri i Drejtësisë.
Ambasadori Cannon e përgëzoi ministrin për punën e bërë deri më tani dhe e siguroi atë se mbështetja e tij personale dhe e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë maksimale, si në asistencë teknike, ashtu edhe në mbështetje konkrete me grante të projekteve në fushën e drejtësisë.
NË NËNTOR KTHEHET GRUPI I PARË I TË EKSTRADUARVE NGA BRITANIA
Sipas ambasadorit britanik, shërbimi i provës ka qenë një histori suksesi dhe u shpreh i kënaqur për faktin se Britania ishte pjesë e këtij projekti, prandaj do të ishte me interes të vazhdohej më tej. Sa i përket marrëveshjes për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britaninë e Madhe, ambasadori tha se ky proces është drejt përfundimit. “Ju do të njiheni nga afër me detajet e këtij procesi kur të kryeni vizitën tuaj në Angli së shpejti, por unë po ju informoj paraprakisht se në muajin nëntor presim të kthehet grupi i parë i të dënuarve. Gjithashtu, do të ishim të gatshëm të ndanim me ju eksperiencën angleze të Agjencisë së Krimeve të Rënda, e cila deri më sot ka mbajtur raporte të shkëlqyera me disa institucione të drejtësisë në Shqipëri, si me Prokurorinë, Shërbimin Informativ Shtetëror etj.”- përfundoi ambasadori.
Ministri Naço e informoi më tej ambasadorin Cannon se reforma në drejtësi do të jetë transparente, duke prekur legjislacionin dhe gjyqësorin. Ambasadori e ftoi ministrin Naço për konsulencë në çdo rast të nevojshëm.
/Shqiptarja.com