Çapaliku rikthen Guiljem Radojën
në skenë bashkë me Justina Aliaj 

Çapaliku rikthen Guiljem Radojën<br />në skenë bashkë me Justina Aliaj 
“Drama është një analizë kokëforte e kësaj situate. Duke dashur të shkojë në unison me tekstin, i cili është i mbështetur mbi konkretësinë e dialogut dhe karakterin veprues të batutës, mbi shkak-pasojën dhe mbi procedimet logjike, shfaqja do të reflektojë situatën dramatike në një stil hiperealist të dekorit rekuizitës, hapësirës, marrëdhenieve dhe stilit të aktrimit në përgjithësi”, thotë regjisori.

Ai e ka mbështetur premierën e re në mënyrë organike në parimet e estetikës postmoderne, ku kemi një bashkëjetesë stilesh, eklitizëm estetik që sipas autorit ndihmojnë njëri-tjetrin për të krijuar një vepër thellësisht konceptuale. Vetë skenografia përbën imazhin e shfaqjes. “Është koncepti mbi rekuizitën dhe mbi kostumet. Ky imazh unë mendoj se është krejtësisht i qepur në një mënyrë të pagabueshme. Aktorët përpiqen dhe po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u përshtatur këtij koncepti”, shprehet regjisori.

Doktor Toma dhe e shoqja besojnë se shtëpia e tyre do të mbushet me gazetarë për t’i bërë jehonë mediatike, dekorimit të Tomës, ndaj shtëpia duhet të jetë në rregull. Gjithë aksionin për lyerjen e shtëpisë e merr përsipër zonja. Ajo si fillim thërret një bojaxhi, i cili duke lyer zbulon se pas një dollapi ka rënë suvatimi i murit. Kjo bën që zonja Silva të thërrasë dhe një murator. Kur vjen muratori zbulon se suvaja ka rënë ngaqë është çarë një tub uji brenda në mur. Ndaj Silvës i duhet të thërrasë edhe një hidraulik. Hidrauliku zbulon duke punuar një tjetër avari që ka shtëpia, por ajo nuk pranon më që të vijë ndonjë tjetër teknik dhe do që kjo punë të mbarojë sa më shpejt. Punëtorët nisin e keqtrajtojnë gjithçka, edhe vetë të zonjën e shtëpisë deri në momentin kur kthehet doktori.

Aktorët e dramës

Toma (Gulielm Radoja) është i zoti i shtëpisë, rreth të shtatëdhjetave.
Silva (Justina Aliaj) e shoqja e Tomës, rreth të gjashtëdhjetave.
Mikeli (Marsias Lila), është bojaxhiu
Andrea (Pjerin Vlashi) është muratori
Aleksi (Ergys Çekrezi), është hidrauliku

 Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin