Fabio Capello ka shprehur bindjen e tij se Milani nuk ka personalitetin e duhur për të rivalizuar Interin në garën për titullin kampion në Serie A të Italisë. Ish-trajneri italian ka analizuar për 'Radio Anch’io Sport' barazimin 1-1 mes Romës dhe Milanit, duke kritikuar paraqitjen e kuqezinjve, veçanërisht në pjesën e parë të ndeshjes.

“Milani zhvilloi një pjesë të parë shumë të dobët kundër Romës, pa vizion loje. Roma më pëlqeu, krijoi shumë raste dhe mund të kishte shënuar dy apo tre gola. Pashë një Milan pa personalitet dhe pa karakterin që duhet të tregojë një skuadër e bindur për forcën e saj”, u shpreh Capello, duke shtuar se e sheh shumë të vështirë që Milani ta arrijë Interin, të cilin e cilëson si skuadër me “një personalitet unik”.

Duke folur për ekipet e tjera pretendente në kampionatin italian, Capello vlerësoi Juventusin si një skuadër të ekuilibruar dhe të përqendruar, ndërsa theksoi vështirësitë e Napolit për shkak të dëmtimeve.

Sipas tij, situata është e komplikuar për trajnerin Antonio Conte, i cili, megjithëse ka lojtarë që japin maksimumin në fushë, nuk ka mundësi të shumta për zëvendësime gjatë ndeshjeve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 21:48

    A duhet qeveria t’i druhet protestave të opozitës?