Në Ditën e të Dashuruarve, Capital T dhe Adrola Dushi i dhanë fund misterit rreth romancës së tyre dhe lajmeve rreth saj duke publikuar në rrjetet sociale foton e tyre të parë si çift.

Në një bisedë në “Grida Duma Podcast” në Top Channel, këngëtari thotë se nuk ka qenë asnjëherë sekret, por një zgjedhje për të ruajtur privatësinë. Një përgjigje e ngjashme me atë që shkruhej edhe në postim: “Nuk flas shumë për atë që ka rëndësi. Thjesht e mbaj pranë zemrës.”

Capital T thekson se ka dashur vetëm ta mbrojë marrëdhënien e tij nga ekspozimi e tepërt sepse e sheh të nevojshme për gjithçka që ka të shtrenjtë.

-Mirë unë e mbajta fjalën, nuk të bëra asnjë pyetje emrash.

Capital T: Ti nuk ma dhe fjalën, ishte zgjedhja jote gjithmonë kështu, të cilën unë e kam vlerësuar.

-Gjithmonë me veten e kemi.

Capital T: E kam te ajo që arsyeja pse nuk ndihem shumë për të dalë nëpër media është veçse më pyesin për gjërat e thjeshta ose të diskutoj gjërat e thjeshta, janë gjëra që i dinë të gjithë. Domethënë pavarësisht zgjedhjes time për të mbajtur një privatësi nuk është sekret. S’ka qenë zgjedhje për ta mbajtur sekret, ka qenë zgjedhje për të mbajtur privatësinë. Është, kjo ekziston, kjo po unë kam qejf ta mbaj ashtu. Normale që edhe gjërat që janë të rëndësishme për të, njeriu i ruan me fanatizëm, do të mbrosh çkado që ka rëndësi për ty. Edhe në një kohë si kjo e sotmja, unë konsideroj që mbrojtja më e mirë është kjo që unë kam vendosur të bëj në këtë formë të të gjitha gjërave të mia.