Capital T tregon pse s'do e kishte ribërë KURRË klipin me Elvana Gjatën...dhe surprizën që na pret në koncertin e tij (VIDEO)

TIRANË-ABI Backstage #2 sjell një intervistë me Capital T në prag të koncertit "Time Capsule" që mbahet më 20 Shtator në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Capital T udhëton në kohë për të na treguar mbi familjen, fillimet në muzikë, super koncertin në Tiranë dhe projektet artistike që pritet të vijnë. Ai ka dhënë edhe një detaj nga ajo se çfarë do të shohim në koncert: Capital T do të kërcejë. Një risi në performancat e tij, pasi siç tregon edhe reperi, nuk e ka bërë kurrë më parë.

"Ka nja 4-5 ditë që jemi vetëm me tre orë gjumë., me bendin duke bërë prova për koncertin "live" dhe diçka që nuk e kam bërë me herët, baletin. Për herë të parë më kanë shtirë dhe mua dhe të kërcejë", tha reperi. 

Nëse nuk do të ishte këngëtar, sot të ishte një futbollist, siç shumë kushërinj ana e babait të tij. Por domoinoi geni nga nëna e tij, sepse zgjodhi muzikën, për të cilën thotë se e ka kuptuar se vetëm ajoe bën të lumtur.

Sa i përket bashkëpunimeve, ai veçon atë me Alban Skënderaj, ku Capital T ishte vetëm në fillimet e tij të karrierës. Një bashkëpunim i realizuar në vitin 2012, për të ciilin për faktin se është pritur shumë mirë, do të sjellë një tjetër bashkëpunim me të. Sigurisht është rikthyer edhe te bashkëpunimi me Elvanën dhe 2po2, "Lejla", videoklipi që është vlerësuar shumë nga fansat, por reperi tregon se nuk do e kishte bërë sërish për shkak se xhirimet kanë qenë shumë të rrezikshme, Capital T mbi helikopter dhe Elvana Gjata mbi tren në lëvizje dhe mbi të gjitha mbi këpucë me taka.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?