TIRANË - Teksa policia dhe prokuroria e Elbasanit prej 48 orësh po punojnë për identifikimin e autorëve të kasaphanës së dy ditëve më parë,duket se shkaqet kryesore të këtij krimi që trondii shtetin janë, pikërisht te mosfubnksionimi i zinxhirit polici-prokurori-gjykatë. Dy institucionet e para deri diku janë munduar të bëjnë detyrën duke arrestuar vrasësit apo shpallur në kërkim emra konkretë, por më pas puna është zbehur tek gjykatat që kanë sjellë lirimin e autorëve të arrestuar për një seri krimesh.Nga të dhënat që “Shqiptarja.com” ka mbledhur në këtë hasmëri 10 vjeçare që ka shënuar 11 të vdekur, momentalisht në burg ndodhen vetëm tre persona, të cilët janë Armand Llakaj me nofkën “Çekrezi” i dënuar 25 vjet burg, i afërm me familjen Çapja, Marjus Tafa i dënuar me 23 vite burg, të dy të akuzuar për vrasjen e kushëririt të Fadil Memës, Roland Rexhepit “Doda” dhe Armand Hasani i afërmi i familjes Mema, dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Sokol Çapjas.
Çapja dhe influenca e tyre në ElbasanFisi Çapja në Elbasan njihet si fis i madh dhe prej disa vitesh mendohet se ka pasur aktivitet kriminal në tregtinë e drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit në Itali,Belgjikë dhe Hollandë.Në Elbasan ata kanë shpenzuar një pjesë të pasurisë, në hotele, restorante,lokale. Ndërsa për sa i përket inflencës së tyre në qytet, kjo është e madhe, pasi për shkak të fuqisë së tyre ekonomike dhe fisit të zgjedhur, ky fis ka arritur që të sheshojë problemet e veta me gjykatat, policët dhe prokurorinë. Madje edhe i ashtëquajtur “komisari i hekurt”, Edmond Koseni në 1998-1999 kur drejtonte policinë e Elbasanit, nuk guxoi të hapte një dosje për anëtarët e këtij fisi, edhe pse dyshoheshin se ishin të përfshirë në aktivitete kriminale.Çapjat për shumë vite konsideroheshin si të paprekshëm në Elbasan, duke u lënë të qetë në veprimtarinë e tyre. Krerët e institucioneve ligjzbatuese thuaje qëndrojnë inekzistentë, ndërkohëÇapjat gëzojnë dhe mbështetjen e politikës lokale në Elbasan.
Viktimat: Eno Bedalli, Ardit Sinakolli, Agron Çapja
Lokali ku ndodhi ngjarja
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4472
Votat totale janë unike