Përplasja me armë
Sipas burimeve, bëhet me dije se kanë qenë katër policë të ndarë në dy grupe vëzhgimi. Policët kanë qënë pa uniformë me makinë private në mision për të mbikqyrur lëvizjet e Çapjave. Ata kanë kaluar disa herë me makinë para hotel “Univers”. Ky veprim është marrë si provokim nga pjesëtarët e familjes Çapaj, të cilëve u kanë lindur dyshime se mund të jenë hasmit e tyre. Për këtë, ata kanë ndjekur makinën private me efektivët pa uniformë dhe kanë qëlluar mbi ta në ajër. Menjëherë pas kësaj makina e policisë ka shtuar shpejtësinë, por tre persona të fisit Çapja ka qëlluar sërisht me automatik drejt makinës. Të ndodhur mes plumbave, oficerët e policisë kanë reaguar me armë duke qëlluar me armë, dhe njoftuar me radio kolegët e tyre, të cilëve u kënë kërkuar përforcime pasi ishin sulmuar më armë. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar në radhët e uniformave blu dhe as nga pala tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë mbëritur katër grupe të repartit RENEA dhe një autoblindë të cilat janë vënë në ndjekje të një automjeti tip “Honda”, me targë “AA 411 AU”, në pronësi të Çapajve, ku njëri nga autorët që ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi.
Një i tretë në kërkim
Personi i tretë është gjurmuar nga forcat RENEA, të cilat kanë filluar ndjekjen e tij. Ai ka braktisur automjetin dhe është larguar në këmbë, ndërkohë që Forcat RENEA,kanë arritur ta rrethojnë, duke negociur për tu dorëzuar. Por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nuk ka pasur asnjë dorëzim nga ana e personit të rrethuar. Policia ndërkohë gjatë gjithë natës së djeshme ka vijuar me marrjen në pyetje të personave të arrestuar, të cilët kanë pohuar se nuk kanë qënë ata që kishin qëlluar mbi policinë. Njëherësh të arrestuarit nuk kanë deklaruar asnjë person që të ketë qëlluar.Të ndaluarit kanë pretenduar se policia i ka rrethuar prej dy ditësh, në një kohë që njerëzit e tyre janë sulmuar me armë, në qëndër të Elbasanit.