Sipas “The Sun” Cara po ecën në gjurmët e modeles Kate Moss.
Dhe për këtë kanë krahasuar fotot e Kate me ato të Cara-s, ku kjo e fundit është shfaqur në evente të ndryshme pothuajse me të njëjtën pamje, mënyrë të veshuri dhe madje duke vepruar si modelja 39 vjeçare Kate.
Kate Moss është një nga modelet më të njohura dhe më të suksesshme britanike.
Dhe nuk është çudi që Cara ta ketë atë si idhullin e saj.
Por nuk mund të lihet pa përmendur fakti se Cara edhe pse vetëm 20 vjeçe ka hyrë fuqishëm në industrinë e modës duke u bërë një nga emrat më të kërkuar.
(b.t/shqiptarja.com)