Cara Delevingne po përpiqet të jetojë jetën e saj, sipas mënyrës së saj. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë, është të ndjekësh zemrën. Në rastin e ish-supermodeles, zemra i thotë të ndjekë ëndrrën e hershme të aktrimit, por ka hasur shumë kritika të panevojshme për këtë.
22-vjeçarja e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, ka vendosur t'i bëjë gjërat e qarta që tani. Në një intervistë për 'The Neë York Times' ajo iu përgjigj të gjithë atyre që thonë se 'biseksualiteti është thjesht një fazë' (për të gjithë ju që s'e dini Cara është biseksuale) dhe u shpreh: "Unë jam kjo që jam".
Aktorja kishte një përgjigje edhe për të gjithë ata që e kanë akuzuar se nuk i meriton rolet që i kanë dhënë. "Njerëzit mund të venë çfarëdolloj etiketimi, por nëse vazhdoj të dal mirë, që shpresoj shumë t'ia arrij, atëherë shpresoj të më japin edhe më shumë role,- dhe do të fitoj një Oskar!"

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com