Ditën e sotme është zhvilluar Ceremonia e Diplomimit të 104 studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Në ceremoni kanë marrë pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, përfshi kryepolicin Skënder Hita, si dhe ministrat Besfort Lamallari dhe Mirela Kumbaro.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Hita tha se një model i ri formimi ka nisur të ndërtojë të ardhmen në Policinë e Shtetit.

Sipas Hitës, dita e sotme për studentët e diplomuar është një moment që shënon fundin e një etape dhe nisjen e një periudhe me përgjegjësi edhe më të madhe.

“Ceremonia e sotme është një ditë me simbolikë të veçantë për Policinë e Shtetit dhe për ju të sapodiplomuar. Një model i ri formimi ka nisur të ndërtojë të ardhmen në Policinë shqiptare, pasi prej 2 vitesh auditorët e Akademisë janë mbushur me të rinj dhe të reja që hyjnë drejtpërdrejtë në rrugën e formimit policor. Sot diplomojmë një brez që mbart mbi supe përvojën e terrenit dhe dritën e dijes akademike. Ju jeni brezi i fundit që u rrit profesionalisht brenda familjes së madhe të Policisë së Shtetit, brez me të cilin mbyllet një cikël dhe hapet një horizont i ri. Ndaj kjo ju jep një peshë të veçantë, sepse ju jeni ura mes dy epokave të Policisë së Shtetit në arsim, mes eksperiencës së fituar në punë dhe modelit të ri të edukimit policor që po ndërtojmë. Ky është një moment që shënon fundin e një etape dhe nisjen e një përgjegjësie edhe më të madhe”, tha mes të tjerësh Hita.

Me tej Hita theksoi se integriteti duhet të jetë busulla morale dhe ligjore e efektivëve të rinj të Policisë. Kryepolici këshilloi studentët që do të jenë efektivë të rinj të Policisë që të jenë të ashpër me krimin, por të përulur para qytetarëve.

"Integriteti duhet të jetë busulla juaj morale dhe ligjore. Nëse humbisni busullën, do të humbisni rrugën. Por, nëse e mbani fort, do të jeni udhërrëfyes për brezat e rinj që do të ulen në këto banka. Bëjeni këtë diplomë dhe këtë uniformë të flasin me gjuhën e nderit. Uroj që sot të dilni nga kjo Akademi jo thjesht si njerëz që mbajnë një gradë apo një funksion, por si njerëz që mbajnë një mision. Të jeni të ashpër me krimin, por të përulur me qytetarin", vijoi më tej Hita.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha mes të tjerash se Shqipëria fiton sot “104 shërbëtorë të rinj të ligjit”, të cilët kanë zgjedhur një nga profesionet më të vështira dhe më të nderuara në një shoqëri demokratike.

Më tej Lamallari u shpreh se Policia e Shtetit është një institucion që “mban shtetin”, ndërsa iu drejtua oficerëve të rinj me mesazhin se misioni i tyre është të jenë “dritë sigurie për qytetarët” dhe garanci që ligji funksionon.

Duke folur për transformimin e Policisë së Shtetit, ministri theksoi se Shqipëria ka sot një polici më moderne, më profesionale dhe më pranë qytetarëve, falë investimeve të realizuara në teknologji, inteligjencë policore, digjitalizim, laboratorë modernë dhe trajnime me partnerë ndërkombëtarë.

“Policia e Shtetit nuk duhet parë thjesht si një forcë që garanton rendin, por si një shërbim publik në funksion të qytetarit. Autoriteti i policisë nuk matet nga frika që krijon, por nga besimi që ndërton”, deklaroi mes të tjerash Lamallari.

Në përfundim të fjalës, Lamallari u bëri thirrje oficerëve të rinj të ruajnë integritetin dhe të mos harrojnë asnjëherë se respekti fitohet çdo ditë përmes profesionalizmit, ndershmërisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Shteti ka detyrimin të jetë në krahun tuaj. Ne jemi në krahun tuaj”, deklaroi ministri, duke nënvizuar politikat për rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në karrierën dhe mirëqenien e efektivëve të Policisë së Shtetit.

“Mbajeni uniformën me krenari, por mos lejoni kurrë që krenaria të kthehet në arrogancë. Mbani autoritet, por mos humbni njerëzoren. Jini të fortë përballë krimit, por të drejtë përballë qytetarëve. Sepse në fund të fundit, një polici e mirë nuk matet vetëm nga numri i operacioneve apo statistikave. Ajo matet nga besimi që qytetarët kanë tek ajo. Dhe unë besoj fort se Shqipëria ka sot arsye të besojë tek ju. Ju uroj suksese në këtë mision fisnik. I shërbefshi vendit me dinjitet, guxim dhe ndershmëri”, tha ministri Lamallari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
Diplomohen 104 studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Shqipëria fiton shërbëtorë të rinj të ligjit, mbajeni uniformën me krenari!

104 studentë të Akademisë së Sigurisë janë diplomuar këtë të premte, në një ceremoni ku morën pjesë ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, si edhe drejtues institucionesh, pedagogë dhe familjarë të studentëve.

Në fjalën e tij, ministri Lamallari  tha mes të tjerash se Shqipëria fiton sot “104 shërbëtorë të rinj të ligjit”, të cilët kanë zgjedhur një nga profesionet më të vështira dhe më të nderuara në një shoqëri demokratike.

Ai  u shpreh se Policia e Shtetit është një institucion që “mban shtetin”, ndërsa iu drejtua oficerëve të rinj me mesazhin se misioni i tyre është të jenë “dritë sigurie për qytetarët” dhe garanci që ligji funksionon.

Duke folur për transformimin e Policisë së Shtetit, ministri theksoi se Shqipëria ka sot një polici më moderne, më profesionale dhe më pranë qytetarëve, falë investimeve të realizuara në teknologji, inteligjencë policore, digjitalizim, laboratorë modernë dhe trajnime me partnerë ndërkombëtarë.

“Policia e Shtetit nuk duhet parë thjesht si një forcë që garanton rendin, por si një shërbim publik në funksion të qytetarit. Autoriteti i policisë nuk matet nga frika që krijon, por nga besimi që ndërton”, deklaroi Lamallari.

Ministri i Brendshëm vuri theksin edhe tek modernizimi teknologjik i Policisë së Shtetit, duke përmendur projektin “Smart City Albania”, instalimin e kamerave inteligjente, kamerave trupore për efektivët, sistemeve të analizës në kohë reale dhe forcimin e strukturave të sigurisë kibernetike.

Sipas tij, modernizimi nuk lidhet vetëm me teknologjinë, por edhe me mentalitetin dhe mënyrën e komunikimit me qytetarët. “Qytetarët nuk kërkojnë vetëm një polici të fortë. Ata kërkojnë një polici të drejtë”, u shpreh ministri.