Çarja e tubacionit lë pa ujë të pijshëm qytetin e Beratit (VIDEO+FOTO)

Dita e enjte ka gjetur qytetin e Beratit pa ujë të pijshëm. Në të gjitha lagjet e qytetit është vënë re mungesa e ujit të pijshëm. Fillimisht është menduar për ndonjë ndërpreje të reduktuar të ujit të pijshëm që mund të zgjidhej shpejtë, por dhe në orarin e drekës nuk ka ardhur uji. Situata vazhdon të mbetet e njëjtë dhe në orët e para të mbrëmjes, ku uji i pijshëm mungon në të gjithë qytetin. Në lidhje me këtë situata drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Berat, Pelivan Sinaj bëri me dije se pas verifikimeve në terren rezultoi se bëhej fjalë për një avari serioze në rrjet.

Në afërsi të fshatit Pronovik, në Poliçan tubi kryesor i furnizimit me ujë, "fi 700 ml", magjistrali që furnizon Beratin dhe Kuçovën është çarë. Çarja e tubit mësohet se ka ndodhur gjatë natës për shkaqe ende të panjohura. Gjithë punonjësit e ujësjellësit, specialistët, mësohet se janë në terren dhe po punojnë për ngjitjen e tubit. Sipas drejtorit Sinaj, parashikohet që gjatë orëve në vijim të riparohet dëmi. Ndërkohë pa ujë të pijshëm janë Berati dhe Kuçova.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg