Agjencia e lajmeve Tanjug, shkruan se ish-kryeministri suedez Carl Bildt, disa herë i dërguar special i BE dhe OKB në Ballkan, tha se vendimi francez për refuzimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë të Veriut jo vetëm është një ”gabim historik i BE por edhe një “shuplakë” ndaj ambicieve të vendeve si Serbia dhe Mali i Zi për tu antarësuar në union me të drejta të plota.
“Ndoshta nuk është e shkruar diku, por nënkuptohet që veto-ja franceze vlen edhe për Serbinë Malin e Zi dhe Bosnjen, dhe do të ketë pasoja për çështjet ende të pazgjidhura në Ballkan”, deklaroi Bildt.
Bildt tha gjithashtu se “vendimi do të destabilizojë qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj Ballkanit dhe se Macron flet në mënyrë elokuente për një qasje globale për BE-në, duke vënë veten si një prijës i kësaj qasje, “por që është tejet e vështirë duke parë besueshmërinë aktuale të Bashkimit Europian”.

Komente

