Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni- Sarkozy, është duke bërë gjithçka që të sigurojë sa më shumë vota për bashkëshortin e saj Nicolas Sarkozy në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Brenda këtijkuadri, Carla po mundohet të prezantohet si amvisë e mirë dhe bashkëshorte shembullore, duke qenë se këshilltarët për fushatën e Sarkozy, besojnë se e kaluara e saj, po bën që shumë dashamirës të heqin dorë nga presidenti aktual i Francës. Gjatë një interviste televizive, bukuroshja italiane thotë se i pëlqen të ndjekë në ekran seriale televizve me vajzën e saj në krah, ndjek gjithashtu ndeshjet futbollistike dhe garat e çiklistëve.
/Shqiptarja.com












