Ish-first lady, Carla Bruni ka publikuar videon e këngës së re, “Mon Raymond”, pjesë e albumit Little French Songs, që del në treg në 1 prill.

Në këngën e saj të publikuar këto ditë Carla e përshkruan ish-presidentin francez, pa e zënë kurrë në gojë, si një shef, një padron, kompleks, mjaft kritik, unik, një pirat (megjithëse mban një kravatë), dinamit (pavarësisht nga ajo çfarë thonë për të bufonët) dhe një lider, pa hezitim.

carla bruni

Kjo është këng e dytë që Carla ia kushton njeriut të zemrës pas këngës në 2002 kur ajo këndonte ‘Raphael’, të cilën ia dedikonte profesorit të filozofi së dhe babait të djalit të saj, Aurelien.

Në 2013, kjo deklaratë dashurie i dedikohet bashkëshortit të saj Nicolas Sarkozy me të cilin ka dhe një vajzë.


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)