Carlo Bollino: Saimir Tahiri në burg, Sali Berisha i lirë 

Carlo Bollino: Saimir Tahiri në burg, Sali Berisha i lirë 

Nuk kam besuar kurrë në fajësinë e Saimir Tahirit, të cilin personalisht nuk e kam renditur kurrë krah trafiqeve kriminale. Në të vërtetë nuk isha në dijeni as se një i afërm i tij ishte supertrafikant që vazhdonte trafikun e drogës duke përdorur makinën e ministrit të Brendshëm deri në momentin kur lajmi doli në media. Për vite me radhë i besoja pafajsisë së tij, edhe pasi pashë se provat që vinin nga Italia nuk e gozhdonin Saimir Tahirin përballë asnjë përgjegjësie konkrete. Dënimi, edhe pse i çuditshëm për shpërdorim detyre dhe jo edhe për bashkëpunim me trafikun e drogës që shpërdorimi i tij i detyrës do të kishte favorizuar, më detyron gjithësesi të rishoh bindjet e mia. Dua të bësoj në Drejtësinë e re dhe në këtë mënyrë duhet të pranoj idenë se Saimir Tahiri është me të vërtetë me faj. Por ama, pikërisht sepse besoj në këtë Drejtësinë e re e shoh të pabesueshme që Sali Berisha të jetë akoma i lirë nga çdo dënim.  

Dje, në një nga monologët e tij të pafundë e të sikletshëm televizivë (si gjithmone intervistë pa pyetje) iu kthye në mënyrën e tij temës së pasurisë së fëmijëve të vet: ''Fëmijët e mi nuk janë të varfër, në një kuptim relativisht. A kanë të drejtë fëmijët e mi të bëjnë biznes?  Nëse fëmijët e mi kanë përfituar ndonjë qindarkë në marrëdhënie me sektorin publik me sektorin qeveritar me shtetin ajo është e paligjshme. Nëse kanë fituar një qindarkë nga nën kontraktorë të shtetit e paligjshme, s’ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur kurrë”.  Kështu gënjen prej 15 vitesh. Fëmijët e tij ne fakt janë miliarderë dhe vetëm fakti që dy të rinj pa ndonjë talent specifik, të lindur në vendin më të varfër të Europës, të bëhen miliarderë ndërsa babai i tyre ishte kryeministër, është një element i një dyshimi të madh.

Por mistifikimi i vërtetë është se Sali Berisha shtiret se i beson që paratë e vjedhura janë vëtëm ato të marra ilegalisht nga arkat e Shtetit. Korrupsioni është edhe një gjë tjetër. Shpesh korrupsioni prodhon para ''të pastra'', por të gjeneruara nga burime klienteliste. Fakti që Argita Berisha ka arkëtuar qindra mijëra euro në konsulenca ligjore të paguara nga biznesmenë që ndërkohë përfitonin favore nga Sali Berisha kryeministër, e bën atë një avokate të ndershme? Fakti që dhëndri i tij Jamarber Berisha ka investuar dhjetëra milionë euro në ndërtimin e 19 kullave pa treguar asnjëherë prejardhjen e atyre parave, e bën atë një ambjentalist me kapitale trasparente? Fakti që djali i tij Shkëlzen Berisha është pasuruar falë konsulencave misterioze apo ndërmjetësimeve në afera që shpesh vareshin nga leje dhe konçesione me origjinë qeveritare, e bën atë një konsulent të pastër? Përgjigja e gjithë ketyre pyetjeve është “JO!”. E megjithatë Sali Berisha ia lejon ende vetes luksin që të gënjejë për origjinën e pasurimit të familjes së tij, thjeshtë për faktin se ndryshe nga sa po i ndodh Saimir Tahirit, asnjë prokurori nuk ka guxuar ta hetojë atë.  

Eshtë kjo dhe arsyeja që ai këmbëngul duke thënë se Departamenti i Shtetit nuk ka prova kur akuzon gjithë familjen për korrupsion: pasi është i bindur se ka bërë “një punë të pastër”, duke penguar çdo prokurori të gjejë provat që e fajësojnë. Në realitet provat janë dhe shumë janë publikuar edhe nga pak gazetarë që kanë kurajon t’i tregojnë (ne mes tyre), e do të mjaftonte pak për SPAK-un që të përdorte ato prova për të bërë më në fund hetime të thelluara. I pari që duhet t’i kërkojë këto hetime duhet të jetë vetë Sali Berisha, nëse është i sigurtë për ndershmërinë e tij. Përkundrazi, jo vetëm që kundërshton çdo lloj trasparence, por është i gatshëm të sulmojë, shpifë, kërcënojë çdo institucion që i afrohet atij dhe familjes së tij, duke konsideruar si atentat politik edhe kërkesën më të thjeshtë për zbatimin e ligjit. 

Sali Berisha është simboli i vërtetë i Anti-Shtetit. Denimi i Saimir Tahirit mund të tregojë se Shteti me ne fund ka nisur të funksionojë, por me kusht që të funksionojë njësoj për të gjithë, ndryshe është një formë akoma më e keqe e padrejtësisë.  

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thjesht: 06/02/2022 12:04

    Bravo ate qe Mendon shumica

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 06/02/2022 08:53

    Drejt jane shtuar ceshtje ,si gjithenje.por duhen theksuar dy gjera :-gjyqtare dhe prokuroret jane po ata qe ishin me te gjitha horrlleqet e tyre,perfshi dhe paaftesise.A e pate dhe a e LEXUAT Adriatik Docin dhe kur shkruan te per tre gjyqtare qe vendosjen per Tahirin?Njeri ,kryesore,ne konflikt te paster interesi me te pandehuri.I denoncuar nga Sajmir Tahiri ne 2014 per shkarkim nga detyra si i korruptuar apo i paafte eshte tjeter pune.Gjithashtu eshte QENDRIMI i amerikaneve prapa,qe ceshtjet Sali Berisha ,si shperblim,duan ti mbyllen vetem me nje non grata.Te tjerat qe thone jane filma.Saliu nuk denohet.Do te gezoje pensioni,pasurine dhe nje ceremoni mortore prej" lideri historik" .Amerika nuk i harron sherbimet,por ...mjere ata qe iken.A e ben dikush inventarin e njerezve te vrare ,te zhdukur prej tij nga 1990 deri me sot?

    Përgjigju
  • Cubel breca: 05/02/2022 12:56

    Zoti Bolino jemi ne albanistan dhe dihet qe te denohesh ne albanistan duhet te zihesh me komshiun per gardhin,te vjedhesh energji ose te mos e paguash ate,te mos paguash ujin etj.gjera te rendomta. Por te vrasesh 2000-3000 veta per kater pes vjet ne pushtet sesht asgje. Te vrasesh 26-30 veta duke vjedhur pasurin e popullit prap sesht asgje. Edhe te vrasesh ne bulevard me duar ne xhepa squhet krim.!!!!!!!!!!!!! Perfundimi nje verr ne uje kemi ber. Kjo eshte show per te mbuluar diellin me shosh.

    Përgjigju
  • Lexuesi: 05/02/2022 10:34

    Z. Bollino me shume te drejt perpiqet te nxisi SPAK-un qe te veproj kunder Sali Berishes, politikanit me problematik te tranzicionit post-komunist. Ndersa komentuesit anonim e perdorin vonesen e SPAK-ut ne kete drejtim si shkak per te zhvendosur vemendjen nga arritja me e madhe e drejtesise post-komuniste, denimin e nje ish-ministri te rendesishem. Ne njeren ane e akuzojn z. Bollino si gazetar te padrejt, dhe ne anen tjeter perdorin shkrimet e tij, duke i deformuar thelbin, si karburant per helmin e tyre propagandistik.

    Përgjigju
  • Samuel: 05/02/2022 09:27

    Tahiri vs drejtesia + KE. E humbi ndeshjen.

    Përgjigju
  • Zake: 05/02/2022 08:58

    Me nje lule nuk vjen behari, thote populli yne, i Shqiperise. Dhe sidomos kur cel ne dimer. E mbeshtes autorin e rreshtave me lart, qe ndersa individe kriminele si Tahiri shkojne ne dere te burgut, per vetem 4 vite minister, te tjere, si Berisha qe ka mbi 30 vjet bredhin te lire. E dhente perendia dhe e popullojne burgun me Berishen, Nanon, Ramen, Meten, Bashen, Boden, Ahmetajn, Doshin, Lucen, Duker, Veliajn dhe shume e shume kriminele te tjere sa te PS, PD, LSI dhe subjekteve te tjera qeliza te krimitbte organizuar. Pa harruar dhe larot e ture qe u rrine nga pas kudo qe jane.

    Përgjigju
  • Një: 05/02/2022 04:40

    Fiks atë që mendojnë shumica dërrmuese. S'ka drejtësi nese Sali Berusga qëndron I lirë. Spekulimet do të jetë një zero me bisht nëse nuk burgos d Salën.

    Përgjigju
  • Tani: 04/02/2022 23:12

    Ai qe krijoi lazaratin eshte Saliu ndersa, ai qe e zhduku eshte Sajmir Tahiri. Nese kjo eshte drejtesia me mbeshtetje amerikane, kurr mos ardhte.

    Përgjigju
    • Lazarati: 05/02/2022 15:46

      Bravo Tani ke thene fjale 100% te verteta. Ka me qindra fakte dhe prap nuk behet asgje. E pesoi Saimiri qe ndryshoi policet e trafikut qe te pakten pa faj nuk te kerkojne lek gati si ne perendim. Policet ne kohen e sales dhe fatos pijanecit ishin derra qe te kerkonin hapur leket (ne hierarki pjese e atyre lekeve do shkonin te ministri i brendeshem dhe te sala apo tosi).

  • GENTJAN EDEPSËZ GAXHI ÇAFAJ: 04/02/2022 22:33

    Karlo Bollino respekt, respekt, respekt je një njeri me karakter, me dinjitet, me moral. E mbi të gjitha një gazetar i madh. Ti po bën më shum se Shqiptarët për Shqiprin. Sajmir Tahiri sot është dënuar pa fakte e një dënim absurd nga njerëz që përfaqsojn anti drejtësin jo drejtësin. Zoti mart hak te kta 3 plera.

    Përgjigju
  • Ani: 04/02/2022 22:06

    I sakte ne cdo fjale si gjithnje Z. Bollino. Por te fusesh ne burg Tahirin e te vazhdojne te na prishin syte e veshet Sala e Iliri qe jane te lire, madje njeri me post presidenti, kur duhej te ishin thirrur shume kohe me pare per tu gjykuar, kjo quhet padrejtesi. Edhe nese u kane pergatitur dosjet e do i therrasin ne dite, kur do jete ajo, post-mortem? Edhe sa vite i kane ngel Sales me moshen qe ka? Ajo qe dihet e sigurte eshte qe ai e jetoi jeten ne super luks dhe po vazhdon ashtu, gjithe tjerat jane fjale te kota!

    Përgjigju
  • votes ps: 04/02/2022 21:50

    drejtesia e re sa mire beri qe erdhi dentist saimir tamarin. ku verbally le saline ilirin qe kane na mbrapa vases me pagese .le ye denohen te gjithe pa verbally sa kohe eshtei lire said iliri Monica e luli qe vrane 4 vete ne boulevard

    Përgjigju
  • luani: 04/02/2022 21:15

    Keni te drejte zoti Bollino.Eshte e vertete qe per te hetuar duhen prokurore me pantallona.Fatkeqesisht ne kete vend nje prokurore me pantallona u sulmua e u denigrua egersisht nga simboli i anti-shtetit dhe nje tjeter qe zevendesoi kryeprokurorin e degraduar Llamma,ne kerkim sot e te denuar me burg qe me marifete po i shmangjes se ekstradimit ne Shqiperi per tu rrasur ne qeli,u kthye parlamenti ne arene gladiatoresh nga gruaja e presidentit te shkarkuar dhe qe i ka derguar pellumbat me leje te pakufizuar,e cila humbi dhe njeren cizme,e mbeshtetur nga banda e kacakeve te inkriminuar te largqoftit antishtet.Dhe fjala kuptohet qe eshte per Arta Markun,te cilen dhe kur rikandidoi per tu rizgjedhur "mbeti prapa me pike" sepse u parapelqye kryeprokurori i sotem,i cili si eshte si nuk eshte ne pune,rrogen ne bordero e merr dhe qe cic po duket nuk eshte as mish e as peshk. Keshtuqe sot ne nuk kemi prokurore ne krye te prokurorise qe te merren me Berishovicin e Meten dhe sherbetoret e tyre.Ne kemi kryeprokuror te SPAKUT,por per mendimin tim per te marre rrogen e per te gozhduar ndonje si Lefter Koken apo Sajmir Tahirin,se kur vjen puna tek shefat e ketyre apo me keq akoma per kapobandat e krimit te njohur boterisht si Berisha,Metaj etj etj as emrat nuk guxojne tu permendin.Dhe fakte per Meten ka plot,kurse sa per Berishen ,fakti me i fresket eshte organizimi i sulmit te armatosur mbi seline e partise se tij,pa permendur ketu deklaratat e tij te paturpeshme ne kanale televizive per vrasjet e 21 janarit,para te cilave SPAKU fut koken ne rere si struci dhe ben sikur nuk i sheh e nuk i degjon.Une besoj se Sajmiri u denua me teper sepse pati kurajon dhe burrerine te futet ne shtetin brenda shtetit te Sali Berishes ne Lazarat dhe Saliu,Basha e banda e tyre politike u hakmoren ndaj tij ne menyren me te mire te mundeshme dhe Sajmiri e pagoi kete.Pike.Si mundet qe pas agresionit te Sali Berishes dhe te paguarve e te nxiturve bandite te tij me thika etj etj ne duar ne 8 janar te mos procedohet nje person i tille?!Ku eshte SPAKU ketu?! Po te kishim SPAK do e kishin kapur per veshi Spin Doktorin e bandes kriminale te PD-se dhe do kishin rregjistruar ndjekje penale! Perse deri me sot s'ka asnj shenje reagimi nga SPAKU,sikur kjo ngjarje te kishte ndodhur ne Ugande apo ne Honolulu dhe jo ne mes te dites e ne mes te Tirones kete vetem SPAKU shqiptar e di dhe e merr vesh!Sajmir Tahiri sot u denua e u fut ne burg ,por shumica e shqiptareve ngrene supet kur shohin se ndaj tij u perdor gjithe ashpersia e ligjit,kurse ndaj Salkes nuk levizet as gishti i vogel i dores nga SPAKU!

    Përgjigju
  • Celo Kasapi: 04/02/2022 21:11

    Sajmir mos u merzit se do te vijne me rradhe Ilir Meta Sali Berisha Lulzim Basha do te kesh aq shume shoke. Pac kemben e mbare.

    Përgjigju
  • E verteta: 04/02/2022 20:33

    Per te fut gjyshin me antiplumb brenda duhen burra dhe jo bythqima. 10 vjet duke lehur.

    Përgjigju
    • @E Verteta: 05/02/2022 19:49

      je i 100% i sakte, keta do kenë frike nga Saliu dhe 10vjet pasi te vdesi ai...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja