Çarmatosen deputetët, me armë 
nëse thonë se janë në rrezik

Çarmatosen deputetët, me armë <br />nëse thonë se janë në rrezik
TIRANE- Çarmatosen deputetët. Qeveria ka depozituar një projektligj në Kuvend i cili parashikon ndryshimin e ligjit ekzistues “Për Armët”, i cili parashikon kriteret për pajisjen me armë. Ky ligj parashikon që të ndryshojë të gjithë e lejimit të posedimit të armëve të zyrtarëve të lartë të cilët më ligjin ekzistues kanë të drejtë që të kenë në përdorim armë zjarri.

Konkretisht ky ndryshim parashikon se nëse një deputet, ministër, zëvendësministër, kryetar bashke, kryemomunar etj, duhet të paraqesin kërkesën se janë të rrezikuar me jetë në mënyrë që t’i jepet e drejta për të mbajtur armë zjarri. Sipas nenit 30 të projektligjit për armët, i cili parashikon autorizimin e posaçëm për armë thuhet se personat që përshkak të funksionit të shtetërorë që kanë, mund të mbajnë armë por vetëm nëse janë të ekspozuar ndaj rrezikut dhe ky rrezik do të përcaktohen me një vendim të Këshillit të Ministrave i cili do të miratohet në një kohë të mëvonshme.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)