'Carmina Burana' muzikali i ndaluar rikthehet në TKOB

'Carmina Burana' muzikali i ndaluar rikthehet në TKOB
TIRANE- Carmina Burana”, muzikali i kompozuar nga gjermani Carl Orff në vitin 1936, pas katër viteve pritet të ringjitet përsëri në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Shfaqja do të jepet për publikun brenda muajit maj, ndërkohë që kësaj here do të jetë e përshtatur në një version ndryshe për skenën shqiptare nga koreografi Arian Sukniqi. Libreti i “Carmina Burana” është një përmbledhje poezish të gjetura në një dorëshkrim të shekullit të XIII, i ardhur nga kuvendi Benediktbeuern në Gjermani.

"Carmina Burana" nuk ka ndonjë subjekt të caktuar qartë. Individi dhe raporti i tij me fatin, i predikuar e shtjelluar edhe në 25 këngë kishtare përbejnë zhvillimin e veprës. Në këtë muzikal do të marrin pjesë rreth 100 artistë, duke na sjellë një mori skenash koreografike që ndryshojnë sipas këngëve.
Shfaqja do të zhvillohet në formën e një muzikali, nën një gjuhë koreografike me dominancë neo-klasike, si një performancë ku janë të njësuara baleti dhe kënga. Në rolet kryesore interpretojnë solistët Erlind Zeraliu, Erjona Gjyzeli etj, si dhe balerinët Isida Mollaymeri, Erlad Zela, Dion Gjinika, Suela Guri, Elona Nallbani, Fatos Alla, etj.

Termi “Carmina Burana” u zgjodh nga studiuesi Johann Andreas Schemeller në 1847 me rastin e publikimit të parë të dorëshkrimit. Në vitin 1936 Orff-i kompozoi muzikën për disa pjesë të “Carmina Burana” duke realizuar një opera me të njëjtin emër.

Në fillim muzika e Carmina Burana u kritikua dhe u dënua si “muzikë e degjeneruar”, por në vazhdim, më vonë, kjo vepër edhe për frymën e saj jetësore u prit me entuziazëm nga regjimi nazist si një kremtim i “kulturës ariane”. Mendohej që të gjitha poezitë ishin të destinuara për t'u kënduar, por deri më sot është mundur te ndërtohet ecuria melodike vetëm e 47 prej tyre.

Deri në vitet ’90 kjo vepër është paragjykuar dhe ndaluar të rivihej në skenë, ndërsa tashmë është bërë pjesë e repertorit bazë të teatrove më prestigjioze. Vepra është ngjitur për herë të parë në skenën shqiptare në vitin 2008.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Hajduti thyen xhamin e vjedh dyqanin në Vlorë,arrestohet pas dy ditësh! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Hajduti thyen xhamin e vjedh dyqanin në Vlorë,arrestohet pas dy ditësh! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë