‘Carmina Burana’, për dy net në Opera! Grupi ‘ATA’ në Kamëz për ‘Përpjekjen për shkollim’! Në Berat, ‘Balada mes lagjes Mangalem’!

 

1.     Opera balet "Carmina Burana" jetësohet sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

2.     Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri në vazhdë të ciklit "Creative Morning" organizon sot në orën 10.00 takimin "Perspektivë me Eliza Hoxhën", si arkitekte dhe aktiviste.

3.     Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mban sot në orën 12.30 një takim letrar me shkrimtaren Brunilda Zllami.

4.     Aleanca Franceze organizon sot në orën 17.00 në Pallatin e Kulturës në Berat aktivitetin "Balada mes lagjes Mangalem".

5.     Beteja e plejadave të mësuesve në "Përpjekjen për shkollim", rrëfehet këtë mbrëmje në orën 17.00 në Kamëz, në një takim të organizuar nga grupi "ATA".

6.     Në Qendrën Kulturore "Aleksandër Moisiu" në Durrës mbahet sot në orën 17.00 festivali "Epidamus", një mbrëmje frankofone e organizuar nga Aleanca Franceze.

7.     Shfaqja "Dua një vend" me autor Andreas Flurakis dhe regji të Ema Andreas rikthehet nga sot në orën 19.00 deri të dielën në Teatrin Eksperimental në ArTurbina.

8.     Vijon edhe sot në orën 19.00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me regji të Artan Imamit, që interpreton në skenë me Gentjan Zenelajn dhe Indrit Çobanin.

9.     Shfaqja “Gjysmë-jeta e Marie Curie” e Lauren Gunderson me regji të Armela Demaj, që interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo,vijon çdo mbrëmje deri të dielën, në orën 19.00 në Teatrin “Metropol” në Tiranë.

10. Në teatrin "Migjeni" në Shkodër vijon “Festivali Teatror i të Rinjve”. Këtë mbrëmje në orën 18.00 vihet në skenë komedia "14-vjeç dhëndër" me regji të Aleksandër Prengës.

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968