CAS trondit Partizanin! Le në fuqi bllokimin e merkatos, klubi i kuq: Të zhgënjyer

CAS trondit Partizanin. Vendimi që pritej prej gati dy muajsh nga klubi i kuq dhe të gjithë tifozët erdhi por ishe një zhvillim “bombë”. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë nuk e ka pranuar apelimin e Partizanit dhe ka lënë në fuqi bllokimin e merkatos për dy sesionet e ardhshme. Që do të thotë se këtë verë dhe në janar të vitit 2021 Partizani nuk mund të bëjë merkato dhe trajnerit Ilir Daja i duhet të ndërtojë ekipin me futbollistët aktualë.

CAS la në fuqi vendimin e Dhomës së Zgjidhjes së konflikteve në FIFA për pezullimit e merkatos për Partizanin për parregullsi në transferimin e sulmuesit Eraldo Çinari. Në njoftimin e shpërndarë, klubi i kuq shpreh të gjithë zhgënjimin për këtë vendim të ndërmjetëm të CAS që cenon ecurinë në sezonin që pritet të nisë. Partizani bën me dije se po punon që të bëjë të mundur zhbllokimin e merkatos të paktën në sesionin e dimrit. Kjo është një goditje e rëndë për klubin kryeqytetas që duhet ta përballojë të paktën pjesën e parë të sezonit me organikën që ka në dispozicion që është shumë e cunguar. Skuadra tashmë duhet të ndërrojë objektiva.

"Klubi njofton se është njohur sot me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), i cili lë në fuqi vendimin e Dhomës së Zgjidhjes të Konflikteve të FIFA-s për pezullimin e klubit nga pjesëmarrja në dy sesionet e radhës të merkatos. Duke siguruar sportdashësit dhe opinionin sportiv se Partizani ka vepruar përherë konform të gjitha rregullave dhe legjislacionit sportiv shprehim zhgënjimin tonë mbi këtë vendim që cënon ecurinë tonë në kampionatin që sapo pritet të filloj. Në arsyetimin e saj CAS ka vlerësuar se pezullimi nga dy sesione të merkatos nuk shkakton dëme të pariparueshme dhe afatgjata ndaj klubit.

Pavarësisht se ky vendim në arsyetimin e tij na pengon në zhvillimin normal të projektit sportiv për sezonin aktual, FK Partizani do të vijojë punën e pandërprerë me gjithë vështirësitë e krijuara duke patur besimin maksimal tek stafi teknik dhe lojtarët aktualë.

Për sa i përket gjyqit në CAS, klubi po punon për të siguruar mbrojtjen ligjore dhe synon fitimin e gjyqit përpara sesionit të ardhshëm të transferimit të lojtarëve", njofton Partizani.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive