Portieri Iker Casillas ka qenë shumë i zhgënjyer me barazimin e skuadrës së tij Real Madridit në ndeshjen ndaj Valencias të oërfunduar mesnatën e së dielës.
”Tani La Liga nuk është vetëm e jona, por është edhe e Barcelonës. Kemi gjasa për ta humbur atë në një moment kur kemi qenë shumë afër ta fitojmë. Barcelona po luan në mënyrë të sigurt dhe ne gabojmë kur nuk duhet:" tha Casillas për mediat iberike.
Mbrojtësi ekstrem i "merengues" nuk po e kapërdin dot barazimin pa gola ndaj Valencias, që ka tronditur pozitat e Realit në vendin e parë, me vetëm 4 pikë diferencë ndaj Barcelonës. "Unë duhet të them se kurrë nuk kam deklaruar se ne e kemi fituar kampionatin por kemi qenë afër” deklaroi Casillas.(rb/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com