Ndërkohë që Buffon pas humbjes së djeshme të Italisë me Suedinë, njoftoi dorëheqjen, nuk kanë munguar mesazhet e inkurajimit për legjendën e portës së Kombëtares Italiane.
/Shqiptarja.com
Këtë herë mesazhi vjen nga Iker Casillas, një prej portierëve më të mirë të futbollit, fitues i disa çmimeve, si dhe shpesh herë një prej kundërshtarëve të Buffon në fushën e lojës.
“Nuk më pëlqen të të shoh në këtë gjendje. Dua të të shoh ashtu siç ke qenë gjithmonë: një Legjendë! Jam krenar që të kam njohur dhe që jam ndeshur disa herë me ty. Do të kemi fatin të shohim akoma në fushë mik!”. Ky ka qenë mesazhi në twitter i Casillas për Buffon.
(Mesazhi në twitter i Casilla për Buffon)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com










