Casini:Serbia, jo peng i së shkuarës
integrimi do të jetë i gjithë rajonit

Casini:Serbia, jo peng i së shkuarës<br />integrimi do të jetë i gjithë rajonit
TIRANE - Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Senatit italian Pier Ferdinando Casini, në një intervistë për “A1 Report”, flet për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe problematikën që pasoi ndeshjen me Serbinë. Casini i konsideron episodet që ndodhen në gjatë ndeshjes në Serbi, si jo qytetare. Ndërkohë thekson se vendet e Ballkanit, duhet të kuptojnë se nuk do ketë rrugë individuale, por integrim të gjithë rajonit.
 
Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe për të ardhmen evropiane të vendin tonë, Casini theksoi se një afat i mundshëm për integrimin, mund të jetë viti 2020, por duhet shumë punë për të arritur këtë objektiv.
 
Ç’mund të themi për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë?
Mund të them shumë të mira dhe shumë të plota, dhe kjo konferencë është një shenjë e fortë që tregon këtë, që tregon se ka një sintoni të plotë mes dy vendeve. Shumë shqiptarë janë integruar në vendin tonë, dhe shumë sipërmarrës italianë janë në Shqipëri, kemi iniciativa kulturore dhe universitare italiane në Shqipëri. Pra ne ecim përpara, ne duam të jemi avokatët e Shqipërisë në Europë, e angazhimit të saj në Europë. Sepse Europa ka nevojë për Ballkan të qëndrueshëm, por Europa ka nevojë për Shqipërinë.
 
Kur besoni se Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian?
Unë nuk e di kur dhe nuk bëj dot parashikime, por besoj duhet një objektiv i mirë, që siç e tha zoti Prodi duhet të jetë viti 2020, ose vitet më pas. Por duhet të punohen shumë dhe mirë.
 
A keni një koment duke qenë se drejtoni edhe komisionin e Jashtëm të Senatit italian, për incidentet që pasuan ndeshjen Serbi Shqipëri.
Kur shkohet në stadium ndodh edhe në Itali, që të shikosh episode të denja për njerëzit e paqytetëruar dhe kjo ndodhi edhe në Serbi. Vizita e kryeministrit Ramës në Beograd vetëm sa u shty, dhe besoj se dy drejtuesit e qeverive ai shqiptar dhe serb kanë zgjuarsinë e nevojshme për të kuptuar, se duhet të ecin së bashku. Sepse integrimi në Europë është integrimi i gjithë Ballkanit. Sepse nuk ka udhëtim vetëm dhe të shikosh nga e shkuara nuk çon në asnjë vend.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim