Një 44-vjeçar banues në lagjen 30 Vjetori në Berat është arrestuar nga policia pasi ka kryer një ndërhyrje pa leje në asfalt.

Personi në fjalë, me inicialet A. H, u kap në flagrancë duke çarë asfaltin në rrugën automobilistike Berat-Duhanas, pasi kërkonte të kalonte një kaboll të energjisë elektrike pa lejen e organeve përkatëse.

Tani 44-vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzën 'shkatërrim i rrugëve'.